Rezultatet e para
Sipas parashikimeve fillestare, në Indiana dhe Kentaki ka fituar zgjedhjet ish-Presidenti Donald Trump, ndërsa në Vermont, Nënpresidentja Kamala Harris.
Rezultatin Live e gjeni më poshtë:
Sipas parashikimeve fillestare, në Indiana dhe Kentaki ka fituar zgjedhjet ish-Presidenti Donald Trump, ndërsa në Vermont, Nënpresidentja Kamala Harris.
Rezultatin Live e gjeni më poshtë:
Vendvotimet e para që mbyllen janë në disa pjesë të Indianas dhe Kentakit, në orën 18:00. Vendet e votimit në pjesë të të dy shteteve që janë në zonën kohore qendrore, do të qëndrojnë të hapura deri në orën 19:00 të bregut lindor.
Në orën 20:00, të gjitha vendvotimet do të mbyllen në gjysmën e shteteve të vendit: Alabama, Connecticut, Delaware, Florida, Xhorxhia, Indiana, Illinois, Kentucky, Maine, Maryland, Massachusetts, Mississippi, Missouri, New Hampshire, New Jersey, North Carolina, Ohio, Oklahoma, Pensilvania, Rhode Island, Karolina e Jugut, Tenesi, Vermont, Virxhinia dhe Virxhinia Perëndimore.
Qendrat e votimit qëndrojnë të hapura më vonë në Alaskë, ku do të mbyllen në orën 1 të mëngjesit.
Që nga e marta, gjurmimi nga agjencia e lajmeve Associated Press i votimeve të hershme në mbarë vendin tregoi se mbi 82 milionë fletë votimi u hodhën përpara ditës së zgjedhjeve, që është pak më shumë se gjysma e numrit të përgjithshëm të votave në zgjedhjet presidenciale katër vite më parë.
Megjithatë, për rezultatet në shumë prej atyre shteteve do të duhen orë, nëse jo ditë, për t'u shpallur.
Zgjedhjet presidenciale pritet të përcaktohen nga rezultate në disa shtete të fushëbetejës elektorale.
Kërcënime të rreme për bomba iu bënë qendrave të votimit në tre prej shteteve të pavendosura – në Xhorxhia, Miçigan dhe Wisconsin, tha FBI-ja të martën. Sipas FBI-së, shumë prej kërcënimeve duket se e kanë origjinën nga adresa ruse të postës elektronike.
"Asnjë nga kërcënimet nuk është përcaktuar të jetë i besueshëm deri më tani", tha FBI-ja në një deklaratë, duke shtuar se integriteti i zgjedhjeve ishte ndër prioritetet më të larta të kësaj agjencie.
Të paktën dy qendra votimi të shënjestruara në Xhorxhia u evakuuan shkurtimisht të martën.
Sekretari republikan i shtetit të Xhorxhias, Brad Raffensperger fajësoi ndërhyrjen ruse.
“Duan të bëjnë keq, me sa duket. Nuk duan që ne të kemi zgjedhje të qeta, të ndershme dhe të sakta, dhe nëse mund të na bëjnë të luftojmë mes nesh, ata mund ta llogarisin këtë si një fitore", u tha zoti Raffensperger gazetarëve.
Mbi disa kërcënime të pasigura për bomba që shkaktuan ndërprerje të shkurtër të votimit në disa qendra votimi në Xhorxhia, ka raportuar Sekretari i Shtetit të Xhorxhisë, Brad Raffensperger, të martën, raporton CNN transmeton "Bota sot".
"Ne kemi marrë disa kërcënime që kishin origjinë nga Rusia. Nuk e di se si ta përshkruajmë që ato janë të besueshme – nuk mendojmë se janë, por për shkak të sigurisë publike, gjithmonë i kontrollojmë ato, dhe do të vazhdojmë të jemi shumë të përgjegjshëm kur dëgjojmë për diçka të tillë," tha Raffensperger. "Ne e identifikuam burimin, dhe ishte nga Rusia."
"Ata po bëjnë kësi veprash, duket, dhe nuk duan që ne të kemi një zgjedhje të qetë, të drejtë dhe të saktë," shtoi ai. "Çdo gjë që mund të na shtyjë të grindemi mes nesh - ata mund ta konsiderojnë si një fitore."
Raffensperger, një republikan, nuk ka dhënë detaje mbi mënyrën se si autoritetet shtetërore arritën të konkludonin se kërcënimet për bomba vinin nga Rusia.
Kërcënimet e pasigura shkaktuan mbylljen përkohshme të qendrave të votimit në Qendrën e Komunitetit Etris dhe në Shkollën Fillore Gullatt në Union City, afër Atlantës, sipas Policisë së Qarkut Fulton. Popullsia e Union City është pothuajse 90% e zezë, sipas Byrosë së Censusit të SHBA-së.
Qarku i Fulton njoftoi se pesë qendra votimi të prekura nga kërcënimet për bomba do të kenë oraret e zgjeruara.
Robb Pitts, kryetar i Bordit të Komisionerëve të Qarkut të Fulton, i tha CNN më herët se nuk priste që ndonjë mbyllje e mundshme e vonuar e qendrave të votimit të ndikonte në aftësinë e qarkut për të raportuar shpejt rezultatet gjatë mbrëmjes.
Dy njësi votimi në Qarkun Gwinnett, që ndajnë të njëjtën hapësirë fizike, do të mbeten të hapura deri në orën 7:58 pasdite ET pasi mbyllën përkohësisht të martën për shkak të një kërcënimi të marrë, i tha Joe Sorenson, përfaqësues i Qarkut Gwinnett, CNN-së.
Njësitë e votimit në Qarkun Gwinnett u evakuan për rreth një orë ndërkohë që kërcënimi për bombë, i cilësuar si të pasigurt, u hedh poshtë dhe u hetua.
Një deklaratë nga FBI-ja tha se ajo ishte e vetëdijshme për kërcënimet, por nuk theksoi burimin e tyre.
"Integriteti i zgjedhjeve dhe mbrojtja e komunitetit tonë është prioriteti ynë më i lartë, dhe FBI po punon ngushtë me partnerët e forcave të rendit shtetërore dhe lokale për t'iu përgjigjur kërcënimeve ndaj zgjedhjeve dhe për të mbrojtur komunitetet tona ndërsa amerikanët ushtrojnë të drejtën e tyre për të votuar," tha FBI në një deklaratë.
Deklarata theksoi se agjencia nuk kishte asnjë informacion që të tregonte se kërcënimi ishte i besueshëm.
Një votues, Michael Osborne, tha se ai mendoi se diçka nuk shkonte sapo mbërriti në qendrën e votimit në Union City të martën në mëngjes dhe pa mjete të urgjencës dhe automjete të policisë rreth ndërtesës. Një oficer i tha atij dhe votuesve të tjerë se nuk mund të hynin në qendrën e votimit për shkak të një kërcënimi për bombë.
"Duhej të largonin të gjithë punonjësit, nuk mund të lejonin askënd të hynte derisa të vlerësonin kërcënimin," tha Osborne.
Osborne tha se vonesa në Qendrën e Komunitetit Etris ishte rreth një orë, dhe votuesit u detyruan të prisnin jashtë derisa oficerët e rendit pastruan ndërtesën.
"Tre votues ishin në mes të votimit kur ndodhi, dhe ndoshta rreth 25 persona ishin në radhë," tha vëzhguesja e kutive të votimit, Evette Reyes.
Afërsisht 46% e votuesve kanë një mendim pozitiv për Nënpresidenten Kamala Harris, por jo për ish-Presidentin Donald Trump, sipas rezultateve fillestare të sondazhit kombëtar të daljes nga CNN për zgjedhjet presidenciale të këtij viti, ndërsa një pjesë pak më e vogël – rreth 42% – kanë një mendim pozitiv për Trumpin, por jo për Harris.
Rreth 8% e votuesve në nivel kombëtar kanë mendime negative për të dy kandidatët, pak më shumë se në vitin 2020, por më pak se 18% në vitin 2016.
Afërsisht gjysma e votuesve thonë se Trump, por jo Harris, është tepër ekstrem, ndërsa rreth 36% thonë se vetëm Harris është tepër ekstreme, 8% thonë se të dy kandidatët janë të tillë, dhe 5% mendojnë se asnjëri nuk është.
Afërsisht gjysma e votuesve thonë se do të ndiheshin optimistë ose të entuziazmuar nëse Harris fiton, ndërsa pjesa tjetër thotë se do të ndiheshin të shqetësuar ose të frikësuar; këto shifra janë të ngjashme për një fitore të Trumpit.
Qendrat e para të votimit në SHBA janë mbyllur tashmë në shtetet e Indianës dhe Kentakit.
Të fundit do të mbyllen në orën 01:00, që me orën e Kosovës i bie 07:00, më 6 nëntor.
Exit poll-et në SHBA nuk parashikojnë drejtpërdrejt rezultatin e zgjedhjeve, por krijojnë një pasqyrë të opinioneve dhe motivimeve të votuesve.
CBS raporton se gjendja e demokracisë dhe ekonomia kanë qenë çështjet kryesore për të gjithë votuesit.
Nga ata që votuan për Harrisin:
-Gati gjashtë në 10 persona e renditën gjendjen e demokracisë si çështjen e tyre numër një;
-Rreth një në pesë persona e renditi abortin si numër një;
-Pak më shumë se një në 10 zgjodhi ekonominë.
Nga ata që votuan për Trumpin:
-Gjysma thanë se ekonomia ishte çështja e tyre numër një;
-Një në pesë tha se migracioni ishte çështja kryesore;
-Pak më shumë se një në 10 persona tha se rendit gjendjen e demokracisë si çështjen numër një./REL
Derisa kanë mbetur vetëm edhe pak orë deri në mbylljen e qendrave të votimit në SHBA, në disa shtete shihen radhë njerëzish që presin për të votuar.
Kjo pamje vjen nga Pasadena e Kalifornisë:
Qendrat e votimit mbyllen në kohë të ndryshme në të gjithë SHBA-në.
Të parat mbyllen në orën 18:00, që me orën e Kosovës i bie në mesnatë, ndërsa të fundit mbyllen në 01:00, që me orën e Kosovës i bie 07:00, më 6 nëntor./REL
Harris dhe Trump kanë pikëpamje të ndryshme për të ardhmen e SHBA-së, që është fuqia më e madhe ekonomike dhe ushtarake në botë.
Shikojeni këtë video për të kuptuar se ku dhe si dallojnë ata!
Derisa kanë mbetur vetëm edhe disa orë deri në mbylljen e vendvotimeve, kandidatja demokrate për presidente të SHBA-së, Kamala Harris, u bëri thirrje amerikanëve që “të dalin dhe të votojnë”.
“Duhet ta bëjmë atë. Sot është dita e votimit dhe njerëzit duhet të dalin dhe të jenë aktivë”, tha ajo për radio-stacionin WVEE-FM të Atlantës.
Nënpresidentja aktuale njoftoi të dielën se ka votuar, duke dërguar fletëvotimin me postë në shtetin e saj të Kalifornisë.
“Unë sapo e kam dërguar fletën time të votimit me postë”, u tha gazetarëve Harris, teksa bënte fushatë në shtetin e Miçiganit.
Nëse fiton, Harris do të bëhej presidentja e parë grua e SHBA-së./REL