Zbulohet lista e re e emrave që pritet të jenë pjesë e Kabinetit të Preisdentit Trump

Amerika

Zbulohet lista e re e emrave që pritet të jenë pjesë e Kabinetit të Preisdentit Trump

Nga: Bota sot Më: 5 nëntor 2024 Në ora: 08:07 Përditësuar në ora: 18:00 më 07.11.2024
Presidenti Donald Trump

​Kontrolli i Dhomës së Përfaqësuesve i paqartë pasi republikanët fituan Senatin

Është ende e paqartë nëse republikanët apo demokratët do të pretendojnë kontrollin e Dhomës së Përfaqësuesve të SHBA-së pasi republikanët fituan Shtëpinë e Bardhë dhe kontrollin e Senatit.

Pjesa më e madhe e agjendës së presidentit të zgjedhur Donald Trump varet nëse partia e tij mund të kontrollojë Dhomën e Përfaqësuesve, duke i lejuar republikanët të kenë kontroll të unifikuar të legjislaturës federale dhe Shtëpisë së Bardhë. Siç qëndron, republikanët kanë fituar 206 vende nga 191 për demokratët.

Republikanët kanë nevojë për 12 vende për të përfunduar "Valën e kuqe" të tyre dhe për të fituar kontrollin e Dhomës së Përfaqësuesve pasi kanë mbajtur një shumicë historikisht të hollë në dy vjetët e fundit. Ata tashmë kanë të paktën 52 vende në Senatin prej 100 anëtarësh.

Demokratët, ndërkohë, përballen me një betejë të vështirë për të siguruar 27 vende për të arritur 218 të nevojshme për një shumicë në Dhomën e Përfaqësuesve.

Trump ka pretenduar një fitore të fuqishme ndaj kandidates demokrate Kamala Harris, duke tejkaluar 270 votat e Kolegjit zgjedhor të nevojshme për të fituar Shtëpinë e Bardhë. Ai u bë gjithashtu kandidati i parë republikan që fitoi votën popullore në dy dekada. Ai aktualisht ka 295 delegatë në krahasim me 226 të Harris pas zgjedhjeve të 5 nëntorit.

Shtetet Nevada dhe Arizona mbeten të padeklaruara, megjithëse të dyja priren në favor të Trump.

Trump do të inaugurohet për një mandat të dytë në Shtëpinë e Bardhë më 20 janar 2025. Harris, si zëvendëspresidente është planifikuar të mbikëqyrë ceremoninë e betimit në Kapitol. /AA

Trump u zgjodh president i SHBA, deklarohet Biden: Vullneti i qytetarëve fiton gjithmonë

Presidenti Joe Biden tha të enjten se populli amerikan meriton një tranzicion “paqësor dhe të rregullt” pas fitores së Presidentit të zgjedhur Donald Trump.

“Për mbi 200 vjet, Amerika ka kryer eksperimentin më të madh në vetëqeverisje në historinë e botës,” tha Biden nga Kopshti i Trëndafilave, raporton CNN.

“Kjo nuk është hiperbolë. Ky është një fakt. Aty ku populli votonë dhe zgjedh liderët e tij. Ata e bënë këtë në mënyrë paqësore. Dhe ne jemi në një demokraci. Vullneti i popullit gjithmonë mbizotëron.”

Biden tregoi gjatë fjalës së tij edhe detaje nga biseda me republikanin Trump:

“Dje fola me Presidentin e zgjedhur Trump për ta uruar për fitoren e tij dhe e sigurova se do ta drejtoja të gjithë administratën time që të punojë me ekipin e tij për të siguruar një tranzicion paqësor dhe të rregullt. Kjo është ajo që meriton populli amerikan.”-tha ai.

Evropa e shqetësuar për lidhjet transatlantike pas fitores së zotit Trump

Aleatët e Amerikës në Evropë e uruan zotin Trump për fitoren në zgjedhjet presidenciale, pavarësisht shqetësimeve mbi ndikimin që mandati i tij i dytë mund të ketë në marrëdhëniet transatlantike. Analistët thonë se aleatët evropianë po përgatiten për një periudhë të paqëndrueshme dhe kjo mund t’i japë një shtytje të re thirrjeve të Francës për një Evropë më të bashkuar, më të fortë dhe më sovrane.

Donald Trump bëri një rikthim historik në zgjedhjet presidenciale të së martës në Shtetet e Bashkuara.

"Amerika na ka dhënë një mandat të pashembullt dhe të fuqishëm", tha ai.

Aleatët e Shteteve të Bashkuara në Evropë po përpiqen të kuptojnë se çfarë do të bëjë presidenti i ardhshëm gjatë mandatit të ri.

Kryeministri britanik Keir Starmer pati një fillim të vështirë pasi ekipi i fushatës së zotit Trump kritikoi zyrtarët e Partisë së tij Laburiste për mbështetje të demokrates Kamala Harris në fushatë. Kryeministri Starmer e uroi menjëherë zotin Trump për fitoren.

“Ne jetojmë ndoshta në një botë më të paqëndrueshme se në shumë dekada. Është absolutisht thelbësore që ne të kemi një marrëdhënie të fortë dhe të veçantë”, tha ai.

Kancelari gjerman Olaf Scholz tha se gjërat do të jenë më ndryshe me zotin Trump në Shtëpinë e Bardhë, por u zotua të “mbetej një partner i besueshëm transatlantik”.

“Kjo vlen edhe për kërcënimin që të gjithë aleatët e NATO-s besojnë se Rusia paraqet për sigurinë në zonën euro-atlantike”, tha ai.

Zoti Trump e ka kritikuar mbështetjen amerikane për Ukrainën në luftën e saj kundër Rusisë dhe ekziston frika se ai mund t'i japë fund ndihmës ushtarake dhe financiare për Kievin.

Në mandatin e tij të parë, Donald Trumpi kërcënoi se do të tërhiqte Shtetet e Bashkuara nga NATO, duke pretenduar se aleatët po shfrytëzonin Amerikën për përfitimet e veta.

Por përmes një deklarate të mërkurën, Sekretari i Përgjithshëm i NATO-s, Mark Rutte, tha se zoti Trump "ka ndihmuar në rritjen e shpenzimeve në fushën e mbrojtjes nga vendet evropiane, ka përmirësuar ndarjen në mënyrë më të barabartë të përgjegjësive transatlantike dhe ka forcuar aftësitë e Aleancës".

Ndërkohë, kryeministri hungarez Viktor Orban nuk e fshehu preferencën e tij për zotin Trump. Pas fitores së tij ai tha "Për botën, kjo do të thotë shpresë për paqe."

Presidenti francez Emmanuel Macron dhe republikani Donald Trump kanë patur një marrëdhënie të paqëndrueshme, por zoti Macron tha të mërkurën se ai ishte gati të punonte me zotin Trump “me respekt dhe ambicie. Për më shumë paqe dhe begati.

Në realitet, aleatët evropianë po përgatiten për një periudhë të paqëndrueshme, thotë analisti i politikës së jashtme Garret Martin nga Universiteti Amerikan.

“Katër vitet kur Trumpi ishte në detyrë ishin mjaft të trazuara. Kishte momente përplasjesh, mungesë uniteti dhe kohezioni. Kjo ndodhi në një kohë që ishte më pak e rrezikshme sesa tani. Tani jemi në mes të një lufte të madhe në Evropë, që filloi dy vjet e gjysmë më parë”, thotë ai.

Presidenti Macron për shumë vite ka bërë thirrje për një Evropë më të bashkuar, më të fortë dhe më sovrane. Analistët thonë se fitorja e zotit Trump mund t’i japë një shtytje të re thirrjeve të tij.

“Është vërtet koha që ne, jo vetëm francezët, të zgjohemi dhe të bëjmë diçka. Sepse nëse nuk kemi kapacitetin ushtarak për t’u angazhuar në Ukrainë dhe Lindjen e Mesme, atëherë ne do të jemi të varur nga ajo që do të bëjë Uashingtoni”, thotë analisti francez Jean-Yves Camus nga Fondacioni Jean-Jaures.

Në Francë shqetësim kanë shprehur edhe drejtuesit e bizneseve mbi ndikimin që kërcënimet e zotit Trump për vendosje të tarifave mund të kenë në ekonominë e vendit. Kritikët gjithashtu druhen se fitorja e zotit Trump dhe mënyra se si ai do të qeverisë Shtetet e Bashkuara mund të kenë ndikim në zgjedhjet e vitit 2027 në Francë, duke forcuar pozitat e partive të ekstremit të djathtë.

Ndërkohë, samiti mbi ndryshimet klimatike i javës së ardhshme në Azerbajxhan ka të ngjarë të ndikohet nga fitorja e zotit Trump.

Ish-presidenti amerikan u tërhoq nga Marrëveshja e Parisit për Klimën në vitin 2017, duke pretenduar se ajo ishte e padrejtë ndaj Shteteve të Bashkuara.

Pasardhësi i tij, Joe Biden, e riktheu Amerikën në këtë marrëveshje në ditën e tij të parë në detyrë.

Por ekziston frika se zoti Trump mund tërhiqet sërish nga marrëveshja, edhe pse shkencëtarët po paralajmërojnë për ngrohje globale në nivele katastrofike nëse nuk ndërmerren veprime të menjëhershme./VOA

Transferimi i pushtetit; çfarë pritet të ndodhë?

Donald Trump e kaloi ditën e tij të parë si president i zgjedhur, duke marrë telefonata urimi nga kundërshtarja e tij që humbi zgjedhjet, Kamala Harris, udhëheqës botërorë dhe Presidenti Joe Biden.

Tashmë ai ka nisur procesin për formimin e administratës së tij.

Që pas fjalimit drejtuar mbështetësve të tij në Florida gjatë orëve të para të mëngjesit të së mërkurës zoti Trump po mban një profil të ulët, duke qëndruar larg syrit të publikut.

Nënpresidentja Kamala Harris i telefonoi zotit Trump duke pranuar humbjen dhe uruar atë. Po kështu zoti Biden e ftoi zotin Trump në Shtëpinë e Bardhë për një takim në Zyrën Ovale për t'u përgatitur për tranzicionin.

“Presidenti Trump mezi pret takimin që do të mbahet së shpejti, dhe e vlerëson shumë telefonatën”, tha drejtori i komunikimit i fushatës Trump, Steven Cheung.

Më vonë të mërkurën shefi i kabinetit të zotit Biden i kërkoi ekipit të zotit Trump të nënshkruante marrëveshjet federale të nevojshme për të filluar një process të rregullt të tranzicionit presidencial, tha një zyrtar i Shtëpisë së Bardhë.

Një burim në dijeni të çështjes lidhur me fushatën e zotit Trump tha se bisedimet mbi tranzicionit e pushtetit që do të ndodhë më 20 janar të vitit 2025, nuk kanë nisur ende seriozisht.

Ndërkohë presidenti i zgjedhur Trump ishte i zënë me biseda telefonike me udhëheqës vendas e ndërkombëtarë, donatorë si dhe mbështetës të rëndësishëm të tij.

Diskutimet mbi tranzicionin priten të bëhen me intensive më vonë gjatë javës, pasi vëmendja të kthehet tek përzgjedhja e anëtarëve të një komiteti inaugurues dhe një ekipi zyrtar të tranzicionit.

Jeff Zients, shefi i kabinetit të zotit Biden, kontaktoi me bashkëkryetarët e ekipit të tranzicionit të zotit Trump, Howard Lutnick dhe Linda McMahon, për të theksuar rëndësinë që luajnë marrëveshjet e nënshkruara me Shtëpinë e Bardhë dhe Administratën e Shërbimeve të Përgjithshme (një agjenci e pavarur që menaxhon dhe mbështet funksionimin bazë të agjencive federale), në fillim të një tranzicioni presidencial.

Vonesat pengojnë qeverinë federale që të nisë punën me trajtimin e çështjeve që lidhen me çertifikatat e sigurisë për të emëruarit e mundshëm në poste që lidhen me sigurisë kombëtare të administratës Trump, gjë që mund të kufizojë numrin e personelit të tij, që mund të ketë qasje tek informacionet e ndjeshme deri në ditën e inaugurimit.

Kjo do të nënkuptonte gjithashtu se ata nuk mund të kenë ende qasje tek objektet, dokumentet dhe personeli federal për t'u përgatitur për marrjen e detyrës.

Nënshkrimi i marrëveshjeve parashikohet nga ai që njihet si Akti i Tranzicionit Presidencial. Në to parashikohet që ekipi i presidentit të zgjedhur të pajtohet me një plan etik, si dhe të kufizojë e të bëjë publike donacionet private.

Zoti Lutnick dhe zonja McMahon lëshuan një deklaratë të mërkurën vonë në mbrëmje ku thuhej se zoti Trump do të zgjedhë personelin për administratën e tij në "ditët dhe javët në vijim", por nuk e trajtuan çështjen e marrëveshjeve me administratën Biden.

"Ndërsa ai (Donald Trump) zgjedh njerëzit më të mirë për t'iu bashkuar ekipit të tij dhe politikat më të mira për të zbatuar, ekipi i tij i tranzicionit do të sigurojë zbatimin e agjendës së arsyeshme të Presidentit Trump, duke filluar nga dita e parë", thanë ata.

Shtëpia e Bardhë njoftoi se zoti Biden kishte zhvilluar një bisedë telefonike me presidentin e zgjedhur, ku i kishte shprehur atij angazhimin për të siguruar një tranzicion të qetë, ndërsa theksonte rëndësinë e përpjekjeve që duhen bërë për të bashkuar vendin.

Zoti Biden zhvilloi gjithashtu një bisedë me zonjës Harris ku e përshendeti lidhur me fushatën që zhvilloi.

Zoti Trump dhe zonja Harris zhvilluan një bisedë telefonike ku presidenti i zgjedhur "i njohu asaj forcën, profesionalizmin dhe këmbënguljen gjatë gjithë fushatës, dhe të dy udhëheqësit ranë dakord mbi rëndësinë e bashkimit të vendit", bëri të ditur zëdhënësi i zotit Trump, Steven Cheung.

Fitorja e republikanit Donald Trump, pasiguri dhe shpresë për Ukrainën

Presidenti ukrainas, Volodymyr Zelenskyy, ishte ndër udhëheqësit e parë botërorë që uroi presidentin e porsazgjedhur të Shteteve të Bashkuara, Donald Trump. Korrespondentja e Zërit të Amerikës, Anna Chernikova, njofton nga Kievi se shumë ukrainas thonë se druhen se zoti Trump mund të përmbushë një premtim të fushatës për t'i dhënë fund luftës, duke e detyruar Ukrainën të nënshkruajë një zgjidhje që do të favorizonte Rusinë.

Presidenti Volodymyr Zelenskyy e uroi zotin Donald Trump për fitoren e zgjedhjeve presidenciale të martën. Ai e quajti atë një fitore "mbresëlënëse" dhe tha se e vlerëson angazhimin e zotit Trump për qasjen “paqe përmes fuqisë” në trajtimin e çështjeve globale. Por reagimet janë të ndryshme në rrugët e Kievit. 

“Mund të presim gjithçka prej tij. Ai mund të vazhdojë politikën e administratës së zotit Biden, mund të jetë më i keq, ose më i mirë”, thotë Mykhailo, banor i Kievit.

“Ai tha se lufta do të përfundonte brenda 24 orëve pasi të bëhet president. Jemi në pritje”, thotë Myroslava, banore e kryeqytetit ukrainas.

Analisti politik, Volodymyr Fesenko, thotë se qëndrimi i shumë njerëzve në shoqërinë ukrainase ndaj zotit Trump reflekton dallimin në opinionet se si duhet të përfundojë lufta me Rusinë.

“Një pjesë e shoqërisë favorizon vazhdimin e rezistencës ndaj agresionit rus. Çdo lëshim ndaj Rusisë e cilësojnë të padrejtë. Një pjesë tjetër është në favor të fillimit të negociatave”.

Shumë ukrainas shtrojnë pyetjen se cilat do të jenë hapat e parë të administratës së Presidentit Trump ndaj Rusisë dhe Ukrainës pas rikthimit në Shtëpinë e Bardhë.

Disa shprehin drojën e trysnisë ndaj Ukrainës për një marrëveshje që do ta detyronte atë të kapitullonte në fushën e betejës dhe të hiqte dorë nga aspiratat euroatlantike.

Ndërsa shtohen humbjen e Ukrainës, disa thonë se fitorja e zotit Trump sjell shpresa për veprime vendimtare për t’i dhënë fund luftës së gjatë dhe me kosto të lartë./VOA

Republikanët sigurojnë shumicën në Senat për herë të parë pas katër viteve

Republikanët fituan kontrollin e Senatit, një fitore e rëndësishme që do t’i jepte Presidentit të zgjedhur Donald Trump një mjet kryesor për të zbatuar axhendën e tij legjislative. Korrespondentja e Zërit të Amerikës njofton më shumë për këtë ndryshim të rëndësishëm në balancën e pushtetit në Uashington.

Për herë të parë në katër vite, republikanët kanë fituar shumicën në Senatin amerikan.

“Kjo është padyshim një ditë e gëzuar për Partinë Republikane!”, tha drejtuesi republikan në Senat, Mitch McConnell.

Republikanët siguruan fitoret e pritshme në shtetin me peshë kryesore për përcaktimin e rezultatit të zgjedhjeve, Pensilvaninë...

“Duket se jemi në një drejtim shumë të mirë”, tha David McCormick, senator i zgjedhur republikan.

Dhe në Teksas, demokrati Colin Allred nuk fitoi dot përballë Senatorit republikan Ted Cruz.

“Do të luftoj për ju, për vendet tuaja të punës, për sigurinë tuaj dhe për të drejtat tuaja kushtetuese”, tha Senatori Ted Cruz.

Në këto zgjedhje u votua edhe për 435 vendet e Dhomës së Përfaqësuesve, me republikanët që pritet të ruajnë shumicën në këtë dhomë të Kongresit.

Në garat për Senatin, demokratët siguruan fitore në Kaliforni…

“Zotohem të bëhem pjesë e betejave të mëdha për të mbrojtur liritë tona dhe për të mbrojtur demokracinë tonë”, tha senatori i zgjedhur demokrat Adam Schiff.

Kontrolli i Senatit u vendos nga disa gara kyçe, ku rezultati nuk ishte i sigurt. Përballje të tilla pati në Ohio dhe në Montana, ku republikani Tim Sheehy mundi senatorin demokrat në detyrë Jon Tester.

Me kontrollin e Senatit, Presidenti i ardhshëm Donald Trump do të jetë në gjendje të konfirmojë të emëruarit e tij për Gjykatën e Lartë, nëse do të hapet një vend bosh, si dhe ka një rrugë më të qetë për të kaluar axhendën e tij legjislative.

“Me një shumicë në favor të Donald Trump-it, ai jo vetëm mund të konfirmojë sekretarët e kabinetit të tij pa pasur nevojë të marrë mbështetjen e demokratëve, por edhe zëvendësat e tyre. Ka mijëra emërime për t'u bërë brenda degës ekzekutive dhe veçanërisht në gjykata”, thotë studiuesi Casey Burgat, nga Universiteti George Washington.

Për herë të fundit Republikanët kishin kontrollin e të dy dhomave të Kongresit, gjatë dy viteve të para të mandatit të parë të zotit Trump në vitin 2017./VOA

​Shtatë gjëra që Trump thotë se do të bëjë si president

Donald Trump do të kthehet në Shtëpinë e Bardhë, ai ka premtuar veprime për çështjet përfshirë emigracionin, ekonominë dhe luftën në Ukrainë.

Ai duket se do të gëzojë shumë mbështetje për axhendën e tij politike në Kongres pasi Partia e tij Republikane rifitoi kontrollin e Senatit.

Në fjalimin e tij të fitores, Trump u zotua se do të "qeveriset nga një moto e thjeshtë: Premtime të bëra, premtime të mbajtura. Ne do t'i mbajmë premtimet tona".

Por në disa raste, ai ka dhënë pak detaje se si mund t'i arrijë qëllimet e tij.

I pyetur në vitin 2023 nga Fox News nëse ai do të abuzonte me pushtetin e tij ose do të synonte kundërshtarët politikë, ai u përgjigj se nuk do ta bënte, "përveç ditës së parë".

"Jo, jo, jo, përveç ditës së parë. Po mbyllim kufirin dhe po shpojmë, shpojmë, shpojmë. Pas kësaj, unë nuk jam diktator".

1) Deportimi i emigrantëve pa dokumente

Gjatë fushatës, Trump premtoi dëbimet masive më të mëdha të emigrantëve pa dokumente në historinë e SHBA.

Ai gjithashtu u zotua të përfundojë ndërtimin e një muri në kufirin me Meksikën që filloi gjatë presidencës së tij të parë.

Numri i kalimeve në kufirin jugor të SHBA-së arriti nivele rekord në fund të vitit të kaluar gjatë administratës Biden-Harris, përpara se të binte në vitin 2024.

Ekspertët i kanë thënë BBC-së se dëbimet në shkallën e premtuar nga Trump do të përballen me sfida të mëdha ligjore dhe logjistike – dhe mund të ngadalësojnë rritjen ekonomike.

2) Lëvizje në ekonomi, taksa dhe tarifa

Të dhënat e sondazhit të daljes kanë sugjeruar se ekonomia ishte një çështje kyçe për votuesit. Trump ka premtuar "t'i japë fund inflacionit" - i cili u rrit në nivele të larta nën Presidentin Joe Biden përpara se të binte përsëri. Por fuqia e një presidenti për të ndikuar drejtpërdrejt mbi çmimet është e kufizuar.

Ai ka premtuar gjithashtu shkurtime gjithëpërfshirëse të taksave, duke zgjatur rishikimin e tij nga viti 2017. Ai ka propozuar që bakshishi të jetë pa taksa, heqja e taksës për pagesat e sigurimeve shoqërore dhe ulja e taksës së korporatave.

Ai ka propozuar tarifa të reja prej të paktën 10% për shumicën e mallrave të huaja, për të ulur deficitin tregtar. Importet nga Kina mund të kenë një tarifë shtesë prej 60%, tha ai. Disa ekonomistë kanë paralajmëruar se lëvizje të tilla mund të rrisin çmimet për njerëzit e zakonshëm.

3) Ulja e rregulloreve të klimës

Gjatë presidencës së tij të parë, Trump hoqi qindra mbrojtje mjedisore dhe e bëri Amerikën kombin e parë që u tërhoq nga marrëveshja e Parisit për klimën.

Këtë herë, ai është zotuar përsëri të shkurtojë rregulloret, veçanërisht si një mënyrë për të ndihmuar industrinë amerikane të makinave. Ai ka sulmuar vazhdimisht automjetet elektrike, duke premtuar se do të përmbysë objektivat e Bidenit duke inkurajuar kalimin në makina që janë më miqësore me mjedisin.

Ai është zotuar të rrisë prodhimin e lëndëve djegëse fosile në SHBA - duke u zotuar se do të "shpojë, shpojë, shpojë" në ditën e parë në favor të burimeve të rinovueshme të energjisë si energjia e erës.

Ai dëshiron të hapë zona të tilla si shkretëtira e Arktikut për shpimet e naftës, të cilat ai argumenton se do të ulte kostot e energjisë - megjithëse analistët janë skeptikë.

4) Fundi i luftës në Ukrainë

Trump ka kritikuar dhjetëra miliarda dollarë të shpenzuara nga SHBA për mbështetjen e Ukrainës në luftën e saj me Rusinë - dhe është zotuar t'i japë fund konfliktit "brenda 24 orëve" përmes një marrëveshjeje të negociuar.

Ai nuk ka thënë se çfarë mendon se asnjëra palë duhet të heqë dorë. Demokratët thonë se masa do të inkurajonte presidentin Vladimir Putin.

Trump dëshiron që SHBA të shkëputet nga konfliktet e huaja në përgjithësi. Lidhur me luftën në Gaza - Trump është pozicionuar si një mbështetës i vendosur i Izraelit, por i ka kërkuar aleatit amerikan që t'i japë fund operacionit të tij.

Ai gjithashtu është zotuar t'i japë fund dhunës në Liban, por nuk dha detaje se si.

5) Asnjë ndalim i abortit

Kundër dëshirës së disa prej mbështetësve të tij, Trump tha gjatë debatit presidencial me Kamala Harris se ai nuk do të nënshkruante në ligj një ndalim kombëtar të abortit.

Në vitin 2022, e drejta kushtetuese mbarëkombëtare për abortin u rrëzua nga Gjykata e Lartë, e cila kishte një shumicë gjyqtarësh konservatorë pas presidencës së parë të Trump.

Të drejtat riprodhuese u bënë një temë kryesore e fushatës për Harris, dhe disa shtete miratuan masa për të mbrojtur ose zgjeruar të drejtat e abortit në ditën e votimit.

Vetë Trump ka thënë rregullisht se shtetet duhet të jenë të lira të vendosin ligjet e tyre për abortin, por u përpoq të gjente një mesazh të qëndrueshëm të tijin.

6) Do falë disa protestues të 6 janarit

Trump ka thënë se do të "lirojë" disa nga të dënuarit për vepra penale gjatë trazirave në Uashington DC më 6 janar 2021, kur mbështetësit e tij sulmuan ndërtesën e Kapitolit në një përpjekje për të penguar fitoren zgjedhore të Joe Biden në 2020.

Disa vdekje u tha se ndodhën nga dhuna, të cilën Trump u akuzua për nxitje.

Ai ka punuar për të minimizuar rëndësinë e trazirave dhe për të riformuluar qindra mbështetës që u dënuan si të burgosur politikë.

Ai vazhdon të thotë se shumë prej tyre janë "të burgosur gabimisht", megjithëse ka pranuar se "dy prej tyre, me siguri kanë dalë jashtë kontrollit".

7) Shkarkimi i prokurorit special Jack Smith

Trump është zotuar të shkarkojë "brenda dy sekondave" nga marrja e detyrës, prokurorin veteran që drejton dy hetime penale kundër tij.

Prokurori i posaçëm Jack Smith ka paditur Trump për përpjekjet e supozuara për të përmbysur zgjedhjet e vitit 2020 dhe për keqpërdorimin e tij të dyshuar të dokumenteve të klasifikuara.

Trump mohon çdo keqbërje dhe arriti të parandalojë që secili rast të dalë në gjyq përpara zgjedhjeve. Ai thotë se z. Smith e ka nënshtruar atë në një "gjueti politike shtrigash".

Trump do të kthehet në Shtëpinë e Bardhë si presidenti i parë me një dënim penal, pasi është shpallur fajtor në Nju Jork për falsifikimin e të dhënave të biznesit.

Sfidat e brendshme dhe konfliktet globale: Cila do të jetë qasja e Trumpit?

Donald Trump është rikthyer si president i Shteteve të Bashkuara të Amerikës, duke u zotuar se do të gjejë zgjidhje për krizat e brendshme, por edhe për luftën e Rusisë në Ukrainë dhe për atë të Izraelit në Lindjen e Mesme, të cilat mund të përcaktojnë suksesin ose dështimin e administratës së tij në ardhje.

​Ish-ministri i Jashtëm finlandez: Evropa pret që SHBA të përmbushë angazhimet ndaj Ukrainës

Politikanët evropianë shpresojnë se në skenarin më të mirë, Shtetet e Bashkuara do të vazhdojnë të respektojnë angazhimet e tyre ndaj Ukrainës.

Pekka Haavisto, një deputet finlandez dhe ish-ministër i Jashtëm, e tha këtë për Ukrinform, duke komentuar fitoren e Donald Trump në zgjedhjet presidenciale në SHBA.

"Të gjithë janë duke pritur, dhe sigurisht, në skenarin më të mirë, Shtetet e Bashkuara do të vazhdojnë t'u përmbahen angazhimeve të tyre ndaj Ukrainës dhe të kuptojnë se sa e rëndësishme është të gjesh një mënyrë për një zgjidhje të qëndrueshme të konfliktit -- jo vetëm për Shtetet e Bashkuara, por edhe për Evropën”, tha ai.

Sipas Haavisto, si një politikan evropian, ai pret që "bashkëpunimi i mirë transatlantik midis SHBA-së dhe BE-së do të vazhdojë, duke përfshirë çështjen e Ukrainës, sepse pa Shtetet e Bashkuara do të ishte shumë e vështirë të vazhdonte mbështetja për Ukrainën në nivelin aktual".

Kjo është një çështje shumë e rëndësishme për të ardhmen e Ukrainës, shtoi politikani.

Haavisto bëri këto komente për Ukrinform gjatë vizitës së tij në selinë e OKB-së, ku ai kryesoi një ngjarje për të diskutuar sigurinë mjedisore në kontekstin e luftës së Rusisë kundër Ukrainës.

Trump ende përballet me disa akuza penale dhe civile - ja ku qëndrojnë gjërat

Nga: Bota sot

Donald Trump është rizgjedhur në Shtëpinë e Bardhë si një kriminel i dënuar që është në pritje të dënimit në rastin e tij të parave të heshtura dhe ende punon për të shmangur ndjekjen penale në çështje të tjera shtetërore dhe federale.

Është një pozicion jashtëzakonisht unik për të: Asnjëherë më parë një i pandehur kriminal nuk është zgjedhur në postin më të lartë të vendit dhe një ish-president nuk ishte akuzuar kurrë penalisht deri vitin e kaluar, raporton CNN, përcjell Bota sot.

Trump ka thënë disa herë se planifikon të shkarkojë këshilltarin special Jack Smith dhe t'i japë fund çështjeve federale kundër tij për përpjekje për të përmbysur zgjedhjet presidenciale të vitit 2020 dhe keqpërdorim të dokumenteve të klasifikuara.

Ja ku qëndrojnë gjërat:

Dënimi në Nju Jork: Trump është planifikuar të dalë në gjykatë më 26 nëntor për të marrë një dënim për dënimin e tij në fillim të këtij viti për 34 akuza për falsifikim të të dhënave të biznesit për të mbuluar një pagesë të parave të heshtura të bëra gjatë fushatës së 2016 për yllin e filmave për të rritur Stormy Daniels , i cili pretendonte për një lidhje të mëparshme me të. Trump e mohon aferën. Nëse ky dënim do të ndodhë fare, mbetet një pyetje e hapur. Ekipi ligjor i Trump do të përpiqet të sigurohet që dënimi të mos ndodhë.

Çështjet federale në DC dhe Florida: Që kur çështjet u sollën në vitin 2023, strategjia kryesore ligjore e Trump ka qenë të shtyjë gjyqet deri në zgjedhjet e kaluara, në mënyrë që, nëse zgjidhet, ai të mund të shkarkojë Smithin, duke çuar në përfundimin e dy rasteve. Zyrtarët e Departamentit të Drejtësisë po shikojnë opsione se si të mbyllin dy çështjet penale, ndërkohë që janë në përputhje me një memorandum të vitit 2020 nga Zyra e Këshillit Ligjor të departamentit në lidhje me paditë ose ndjekjet penale të presidentëve në detyrë.

Çështja Georgia RICO: Fati i menjëhershëm i çështjes penale të Trump në Gjeorgji - për përpjekjen për të përmbysur zgjedhjet e vitit 2020 - varet kryesisht nga fakti nëse prokurorja e qarkut Fulton, Fani Willis, një demokrate, është skualifikuar nga ndjekja penale e çështjes pas marrëdhënies së saj të mëparshme romantike me një shok. prokurorit. Por edhe nëse ajo lejohet të vazhdojë ndjekjen penale të Trump, çështja pothuajse me siguri do të rrezikohej tani që ai është zgjedhur.

Padi civile: Trump po mbrohet gjithashtu në një sërë padish civile, duke përfshirë ato në lidhje me rolin e tij në sulmin e 6 janarit 2021 në Kapitolin e SHBA, dy çështje shpifjeje të E. Jean Carroll dhe një çështje mashtrimi civil të ngritur nga New Prokurori i Përgjithshëm i York-ut, ku Trump u urdhërua të paguante gati 454 milionë dollarë si dëmshpërblim.

comment Për komente lëvizni më poshtë
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat