Zbulohet lista e re e emrave që pritet të jenë pjesë e Kabinetit të Preisdentit Trump

Amerika

Zbulohet lista e re e emrave që pritet të jenë pjesë e Kabinetit të Preisdentit Trump

Nga: Bota sot Më: 5 nëntor 2024 Në ora: 08:07 Përditësuar në ora: 07:35 më 06.11.2024
Presidenti Donald Trump

Trump kryeson në Nevada me 70 për qind të votave të numëruara

Donald Trump po kryeson në Nevada me 70 për qind të votave të numëruara.

Sipas NBC News, ish-presidenti është përpara me rreth 37 mijë vota.

Kandidati republikan, Donald Trump, është vetëm 23 vota elektorale larg fitores.

Ku aktualisht ka 247 të tilla.

Trumpi e fiton edhe Alaskën

Kandidati republikan Donald Trump ka fituar edhe Alaskën në garën presidenciale amerikane.

Republikanët e kanë fituar këtë shtet që nga viti 1964.

Nevojiten 270 vota që të fitohet presidenca e Shteteve të Bashkuara të Amerikës.

Shumë pak kohë na ndajnë nga rezultatet përfundimtare.

Kamala Harris po kryeson në New Mexico

Zëvendëspresidentja Kamala Harris po kryeson me vota në New Mexico.

Në këtë vend janë pesë vota elektorale, raporton BBC.

Nevojiten 270 vota elektorale për t’u zgjedhur president i Shteteve të Bashkuara të Amerikës.

Republikanët fitojnë kontrollin e Senatit

Nga: M.H.

Republikanët do të fitojnë kontrollin e Senatit, shkruan CNN, përcjell “Bota sot”.

Në fitore për partinë që është mbyllur jashtë shumicës në dhomë që nga viti 2021.

Rezultati i hap rrugën një lideri të ri të shumicës së Senatit në Kongresin e ri.

Pasi udhëheqësi i vjetër i Senatit GOP, Mitch McConnell, ka njoftuar planet për të hequr dorë për të lejuar një udhëheqje të re.

Trump fiton në shtetin e Xhorxhias

Ish-Presidenti Donald Trump fiton në shtetin e Xhorxhias.

Nënpresidentja Harris ka siguruar tashmë 210 vota elektorale.

Ndërsa ish-Presidenti Trump 246.

Duhen të paktën 270 vota për të fituar presidencën.

Trumpi fiton tri vota elektorale në Nebraska

Ish-presidenti Donald Trump do të fitojë tre nga pesë votat elektorale në Nebraska.

Kështu është parashikuar nga CNN-i.

Duhen të paktën 270 vota elektorale për të fituar zgjedhjet presidenciale të vitit 2024.

Harris fiton në Hawaii

Nënpresidentja Kamala Harris fiton Hawaii.

Nënpresidentja Harris ka siguruar tashmë 209 vota elektorale.

Ndërsa ish-Presidenti Trump 230.

Duhen të paktën 270 vota për të fituar presidencën.

Nënpresidentja Kamala Harris fiton në shtetet e Nju Meksikos dhe Virxhinas

Nënpresidentja Harris ka siguruar tashmë 205 vota elektorale.

Ndërsa ish-Presidenti Trump 230.

Duhen të paktën 270 vota për të fituar presidencën.

Rezultatet përfundimtare priten të dalin.

Kamala Harris fiton votat e Washington

Nga: M.H.

Janë numëruar një pjesë e votave në Washington.

Atje po kryeson Kamala Harris.

Ajo ka 12 vota elektorale, raporton BBC.

Duhen të paktën 270 vota elektorale për të fituar zgjedhjet presidenciale të vitit 2024.

Trump fiton në Karolinë të Veriut

Kandidati republikan për president, Donald Trump, fitoi në Karolinë të Veriut, raportojnë AP dhe Reuters.

Ky është shteti i parë i papërcaktuar, ku bëhet i ditur rezultati.

Ai është fituar edhe në vitin 2020 nga kandidati republikan, por këtë vit është parë si mundësi për t’u fituar nga Harris.

Gara është tejet e ngushtë edhe në gjashtë shtete të tjera: Nevadë, Arizonë, Xhorxhia, Uiskonsin, Miçigan dhe Pensilvani.

comment Për komente lëvizni më poshtë
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat