Shtëpia e Bardhë përgatitet për dhunë të mundhsme pas rezultatit të zgjedhjeve

Amerika

Shtëpia e Bardhë përgatitet për dhunë të mundhsme pas rezultatit të zgjedhjeve

Më: 5 nëntor 2024 Në ora: 12:57
Foto ilustrim

Ndërsa amerikanët presin rezultatet e zgjedhjeve, Uashingtoni është në gatishmëri të lartë për dhunë të mundshme nga mbështetësit e Donald Trump, nga frika e një përsëritjeje të trazirave të Kapitolit në vitin 2021.

Distrikti i Kolumbisë po përgatitet për një tjetër sulm të dhunshëm të mbështetësve të Trump nëse ai humbet përballë kandidates Kamala Harris.

Kompleksi i Shtëpisë së Bardhë duket si një kështjellë, shkruan Euronews. Masave të rrepta tashmë ekzistuese të sigurisë u është shtuar një gardh metalik i zi me më shumë se dy metra lartësi. Autoritetet federale dhe lokale kanë frikë nga skenat që të kujtojnë sulmin në Kapitol më 6 janar 2021. Atë ditë, një turmë pro-Trump plaçkiti sallat e Kongresit, pasi ish-presidenti humbi zgjedhjet.

Trump tashmë ka filluar të vërë në dyshim integritetin e votave edhe para se të numërohen fletëvotimet, veçanërisht në Gjeorgjia.

Në shtetin jugor, zyrtarët e lartë republikanë të zgjedhjeve dhe gjykatat kanë hedhur poshtë pretendimet për mashtrim, por kjo nuk e ka penguar Trumpin t’i përsërisë ato, duke ngritur një atmosferë dyshimi dhe urrejtjeje.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat