Ish-presidenti amerikan Barack Obama i ka bërë thirrje amerikanëve që t’i drejtohen qendrave të votimit.
Në një postim në mediat sociale, Obama tha se “zgjedhjet do të jenë të ngushta” – duke shtuar se në “disa shtete, vetëm një grusht votash në çdo zonë mund të vendosë fituesin”.
Obama u bëri thirrje votuesve që të inkurajojnë familjen, fqinjët dhe miqtë e tyre që të votojnë për zëvendëspresidenten aktuale Kamala Harris, kandidaten demokrate dhe kandidatin e saj për zëvendëspresident Tim Walz.
Dy ditë më parë, ish-presidenti ndihmoi demokratët në fazën përfundimtare para zgjedhjeve, duke marrë pjesë në një tubim në Milëaukee, Wisconsin, një nga shtetet kryesore të zgjedhjeve.