Policia në Kapitol të SHBA-së thotë se sapo ka arrestuar një burrë që kishte një “armë zjarri” në qendrën e vizitorëve të Kapitolit në Uashington DC.
Në një postim në X, policia thotë se burri u ndalua gjatë procesit të shqyrtimit në qendër. “Burri mbante erë karburanti, kishte një pishtar dhe një armë zjarri”, thuhet në postim.
Qendra është e mbyllur për turne sot, ndërsa policia po heton. Policia thotë se do të japë më shumë informacion kur të jetë e mundur.
Kapitoli i SHBA është vendi ku ndodhet Kongresi, krahu legjislativ i qeverisë federale.