Exit Poll i medias amerikane NBC: Demokracia dhe ekonomia, shqetësimet e votuesve

Amerika

Exit Poll i medias amerikane NBC: Demokracia dhe ekonomia, shqetësimet e votuesve

Më: 5 nëntor 2024 Në ora: 23:28
Foto ilustrim

Rrjeti amerikan televiziv NBC ka nxjerrë Exit Pollin e parë sa i përket shqetësimeve kryesore të votuesve.

Sipas këtij Exit Polli, votuesit amerikanë janë më shumë të shqetësuar për demokracinë dhe ekonominë. Dy pika kyçe këto mbi të cilat votuesit kanë përcaktuar votën e tyre.

Demokracia është çështja më e rëndësishme sipas 35% të votuesve. Ndërsa 31% e tyre mendojnë se ekonomia është çështja e dytë më shqetësuese.

Aborti renditet në vend të tretë me 14%, emigracioni me 11% dhe në fund renditet politika e jashtme me 4%.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat