Pezullohen votimet në pesë lokacione në Georgia, shkaku i kërcënimeve me bomba që dyshohen se vinë nga Rusia

Amerika

Pezullohen votimet në pesë lokacione në Georgia, shkaku i kërcënimeve me bomba që dyshohen se vinë nga Rusia

Më: 6 nëntor 2024 Në ora: 00:52
SHBA

Alarmimet për kërcënime me bomba kanë vazhduar në Shtetet e Bashkuara të Amerikës gjatë kohë së mbajtjes së zgjedhjeve presidenciale.

Në pesë lokacione në Georgia janë pezulluar votimet, raportoi CNN.

"Për shkak të kujdesit të bollshëm, ne po pezullojmë votimin në këto qendra votimi derisa të kemi leje nga Policia e DeKalb për të rihapur objektet," tha Drejtoresha Ekzekutive e Regjistrimit të Votuesve dhe Zgjedhjeve të DeKalb, Keisha Smith në njoftim.

Këto kërcënime me bombë janë shtesë ndaj kërcënimeve të bëra në qarqe të tjera në Gjeorgji, për të cilat një zyrtar amerikan i tha CNN-it se dyshohej se kishin origjinën nga Rusia dhe konsideroheshin jo të besueshme.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat