Kandidati demokrat Kamala Harris dhe rivali i saj republikan, Donald Trump, të dy po përpiqen të bëjnë histori këtë vit. Harris shpreson të bëhet gruaja e parë që zgjidhet presidente, ndërsa Trump po garon për t’u bërë i dyti ish-president që fiton një mandat të dytë jo të njëpasnjëshëm, pas Grover Cleveland në vitin 1892.
Zgjedhjet pritet të varen nga disa shtete kyçe — Arizona, Xhorxhia, Miçigani, Nevada, Karolina e Veriut, Pensilvania dhe Uiskonsini.
Donald Trump është fituesi i parashikuar i shtetit të Virxhinias Perëndimore, transmeton "Bota sot".
Zoti Trump fitoi në këtë shtet me 42 pikë përpara Hillary Clinton në 2016 dhe me 39 pikë përpara Joe Biden në 2020.