Shumica e votuesve janë të shqetësuar për dhunën pas-zgjedhore, tregon një sondazh i hershëm exit nga rrjeti partner i NBC News.
Pas sulmit në Kapitol më 6 janar 2020, ka pasur shqetësime nëse votuesit do ta pranojnë paqësisht rezultatin e zgjedhjeve të këtij viti, raporton sky news transmeton "Bota sot:.
Dhe tani, sondazhi i hershëm i exit nga NBC tregon se 71% e votuesve janë të shqetësuar për dhunën pas-zgjedhore këtë vit.
Votuesit e Kamala Harris janë më të prirur se ata të Donald Trump për të shprehur këtë shqetësim (82% kundrejt 59%).
Të dhënat gjithashtu tregojnë se më shumë gra se burra kanë shprehur shqetësime për dhunën pas-zgjedhore (79% ndaj 61%, përkatësisht).