Nga 177 qendrat e votimit në bashkinë Fulton të Xhorxhias, 32 morën të martën kërcënime për bomba, tha shefi i policisë së qarkut W. Wade Yates.
Disa nga kërcënimet u bënë drejtpërdrejt me telefonata në vendet ku po bëhej votimi, ndërsa të tjerat nëpërmjet telefonatave tek numri i urgjencës, ose u dërguan me email, tha zoti Yates.
Si rezultat, orari për votimin u zgjat në pesë qendra votimi në bashkinë Fulton të Xhorxhias, të cilat u mbyllën për pak kohë për shkak të kërcënimeve me bombë, që u përcaktuan si jo të besueshme.
Orari i çdo vendvotimi është zgjatur për aq kohë sa pati qëndruar i mbyllur. Zgjatjet varionin nga 10 minuta në një vend, deri në 45 minuta në dy vendvotime të tjera.