​Çka treguan zgjedhjet presidenciale në Amerikë deri më tash?

Amerika

​Çka treguan zgjedhjet presidenciale në Amerikë deri më tash?

Më: 6 nëntor 2024 Në ora: 06:35
Kamala Harris dhe Donald Trump

Trump dhe Harris siguruan fitore në shtetet ku pritej.

Trump rriti mbështetjen në mesin e votuesve me ngjyrë, sipas exit poll-eve. Në Karolinë të Veriut, për shembull, mbështetja për të nga kjo kategori u rrit në 12% nga 5% sa e kishte në vitin 2020.

Fushata e Harrisit shpresonte se gratë do të dyndeshin pas saj, për shkak të çështjeve të tilla si e drejta e abortit. Por, deri më tani, Trump ka mbështetje më të madhe, së paku nga votueset e bardha, sipas exit poll-eve.

Po sipas tyre, Trump e kapërcen lehtë Harrisin me mbështetjen mes meshkujve midis moshës 18 dhe 44 vjeç, por bindshëm mes meshkujve 45 vjeç e lart.

Shtetet e papërcaktuara vazhdojnë numërimin

Media si CNN dhe BBC raportojnë se Donald Trump është duke prirë në shtetet e papërcaktuara, ku gara është tejet e ngushtë - përfshirë: Pensilvaninë, Uiskonsinin, Xhorxhian, Nevadën, Miçiganin dhe Arizonën.

Megjithatë, numërimi i votave është duke vazhduar ende./REL/

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat