Nënpresidentja Kamala Harris nuk do të flasë përpara mbështetësve të saj këtë mbrëmje.
Ajo do t'u drejtohet atyre të mërkurën. Njoftimin e bëri një nga drejtuesit e fushatës së saj.
Deri tani Nënpresidentja Harris ka siguruar 210 vota elektorale, ndërsa ish-Presidenti Trump 230.
Duhen të paktën 270 vota për të fituar presidencën.