Trump e kërcënoi me tarifa të larta për emigrantët, presidentja e Meksikës uron republikanin për fitoren në zgjedhje: Do kemi marrëdhënie të mira

Amerika

Trump e kërcënoi me tarifa të larta për emigrantët, presidentja e Meksikës uron republikanin për fitoren në zgjedhje: Do kemi marrëdhënie të mira

Më: 6 nëntor 2024 Në ora: 16:19
Trump, Claudia Sheinbaum

Presidentja e Meksikës, Claudia Sheinbaum thotë se fitorja e Trump nuk është shkak për shqetësim për vendin e saj.

“Ne jemi një vend i lirë, i pavarur, sovran dhe do të kemi marrëdhënie të mira me Shtetet e Bashkuara”, i tha ajo shtypit.

Herën e fundit që Trump ishte president, ai u zotua të ndërtonte një mur në kufirin me Meksikën për të ndaluar hyrjen e emigrantëve në SHBA. Ai tani ka premtuar se do ta përfundojë kur të hyjë sërish në detyrë.

Ai gjithashtu ka kërcënuar se do të vendosë tarifa të larta për vendin nëse nuk i ndalon emigrantët të kalojnë në SHBA.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat