Në Arizona, Nevada dhe Alaska akoma po vazhdon procesi i numërimit të votave

Amerika

Në Arizona, Nevada dhe Alaska akoma po vazhdon procesi i numërimit të votave

Më: 7 nëntor 2024 Në ora: 08:50
Foto ilustrim

Donald Trump deri më tani ka siguruar 291 vota të kolegjit elektoral, duke e kaluar me lehtësi 270 votat e nevojshme për të siguruar presidencën.

Por me tre shtete që ende nuk është përfunduar procesi i numërimit, duke mos u ditur akoma ndarja e plotë të 538 votave totale të disponueshme.

Rreth 93 për qind e votave janë numëruar në shtetin e Nevadës (gjashtë vota kolegji elektorale) dhe 70 për qind në Arizona (11 vota), një tjetër shtet i pavendosur. Nëse i fiton këto dy, Trump do të ketë siguruar të shtatë shtetet e pavendosura.

Alaska (tre vota) gjithashtu mbetet për t’u numëruar të gjitha votat – ku vetëm 72 për janë numëruar atje. 

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat