Anti-vaksinimi, miliarderi i teknologjisë, linja e ashpër e migracionit - nga pjestarët e tillë mund të përbëhet pjesa e administratës së ardhshme të Trumpit. Presidenti i rizgjedhur dëshiron të mbledhë "mendjet më të mira". Kritikët i frikësohen një "kabineti të tërbuarish".
Donald Trump premton një të ardhme të begatë për vendin e tij, një "epokë të artë". Gjatë fushatës zgjedhore, republikani tregoi se cilët donte të mbante në krah për mandatin e tij të dytë në detyrë dhe foli për "mendjet më të mira" në vend. Kritikët, nga ana tjetër, i shohin kandidatët e mundshëm më shumë si një "cabinet të tërbuarish", sepse ka disa prej tyre që përhapin teori konspirative dhe shfaqin një kuptim të dyshimtë të demokracisë.
Ende nuk ka njoftime konkrete se me cilët dëshiron të formojë kabinetin e presidentit të sapozgjedhur, të 47-të të SHBA-së. Por disa emra tashmë po qarkullojnë.
Gjatë fushatës zgjedhore, Trump kishte premtuar se do t'i besonte miliarderit të teknologjisë Elon Musk, udhëheqjen e një komiteti që do të shqyrtonte shpenzimet e qeverisë amerikane, nëse ai fitonte zgjedhjet e 5 nëntorit. Mbetet për t'u parë nëse ai do ta realizojë këtë. Megjithatë, Musk ndërhyri në mënyrë aktive në fushatën zgjedhore të Trump, duke përfshirë dhënien e miliona dhuratave për votuesit. Është e arsyeshme që 53-vjeçari, do të pretendojë një pozicion të rëndësishëm për veten e tij.
Tërbuesi i Merkeli, si Ministër i Jashtëm
Megjithatë, mund të ketë konflikte interesi sepse kompania e Musk SpaceX është kontraktore për qeverinë amerikane dhe Tesla varet nga vendimet e rregullatorëve amerikanë. Në të njëjtën kohë, fabrika e makinave elektrike të Musk, është në fokus të disa hetimeve. Prandaj, vëzhguesit e konsiderojnë një post ministror si të pamundur. Musk është gjithashtu pronar i platformës online X, në të cilën përhap shpesh teori konspirative.
Richard Grenell është një emër i njohur në Berlin. Trump e dërgoi atë si ambasador në Gjermani në vitin 2018 gjatë presidencës së tij të parë - dhe Grenell vështirë se bëri miq në Berlinin politik. Ai kurrë nuk u ndje i trajtuar mirë atje. Grenell nuk e kursente nga kritikat ish kancelaren Angela Merkel - temat ishin shpesh angazhimet ndaj NATO-s. Diplomatët gjermanë ende duhet të marrin frymë thellë, po të emërohet emri i Grenellit.
Gjatë kohës së tij në Berlin, Grenell u përball vazhdimisht kundër Gjermanisë. Tash Kur Ministria e Jashtme gjermane e mori në shënjestër një deklaratë të bërë nga Trump, nga një duel televiziv gjatë fushatës zgjedhore në X, ajo nuk kaloi pa u vënë re nga Grenell. Ai e quajti ndërhyrje në zgjedhje dhe shkroi: "Ne e shohim qartë këtë dhe do të veprojmë në përputhje me rrethanat."
Emri i Grenellit tani po shfaqet vazhdimisht, kur vjen puna për të plotësuar postin e rëndësishëm të ministrit të Jashtëm. Për sa i përket politikës së jashtme, 58-vjeçari përfaqëson politikën e Trump-it “America First”. Dhe edhe nëse ai nuk kalon në Departamentin e Shtetit në Uashington, si I besuar besnik I Trumpit, Grenell ka të ngjarë të konsiderohet për një pozicion në qeverinë e Trumpit./Nga gjermanishtja: Sherif Ramabaja