Jeff Bezos, themeluesi dhe shefi i Amazon, përgëzoi Donald Trump të mërkurën për një “kthim të jashtëzakonshëm politik dhe fitore vendimtare” pasi ish-presidenti fitoi rizgjedhjen.
Bezos i ka uruar Trump “shumë sukses në udhëheqjen dhe bashkimin e Amerikës që të gjithë e duam”.
“Urime të mëdha për Presidentin tonë të 45-të dhe tani të 47-të për një rikthim të jashtëzakonshëm politik dhe një fitore vendimtare. Asnjë komb nuk ka mundësi më të mëdha”, ka shkruar Bezos në X.
Reagimi vjen një javë pasi Bezos, pronari i The Washington Post, mbrojti vendimin e tij për të ndaluar mbështetjen e gazetës së tij për zëvendëspresidenten Kamala Harris, duke pohuar se ai krijoi “perceptimin e njëanshmërisë”.
Lajmi ngjalli menjëherë reagime nga gazetarët dhe lexuesit e Post, duke rezultuar në dorëheqjen e gati një të tretës së bordit redaktues të gazetës dhe 250,000 lexues që anuluan abonimet e tyre pasi stafi aktual dhe i mëparshëm akuzuan themeluesin e Amazon për bindje paraprake.
Por menjëherë pas zgjedhjeve të martën, aksionet e Amazon u rritën të mërkurën në mëngjes, gati me 3%.