Bernie Sanders, senatori i pavarur dhe zëri kryesor progresiv në Kongres, me tone shumë të ashpra kritikoi atë që ai e quajti fushatën “katastrofike” të Partisë Demokratike.
Kjo, pas humbjes së thellë të Kamala Harris nga republikani, donald trump.
Ai pretendoi se dështimi i demokratëve për të përqafuar politikat që do të ndihmonin amerikanin e klasës mesatare çoi në performancën e dobët të partisë në zgjedhjet e djeshme.
“Nuk duhet të jetë befasi e madhe që një Parti Demokratike që ka braktisur njerëzit e klasës punëtore do të zbulonte se klasa punëtore i ka braktisur ata”, tha Sanders, i cili u rizgjodh për një mandat të katërt për të përfaqësuar Vermontin.