Tre gra u qëlluan në Miami në mëngjes gjatë një debati të dukshëm për zgjedhjet në SHBA.
Një dëshmitare e incidentit tha për CBS News se dëgjoi të shtëna në orën 12:25 pranë kompleksit të apartamenteve ku ajo jetonte, shkruan skynews.
Mike Vega, zëdhënës i Policisë së Miamit, tha se gratë ishin pjesë e një grupi të madh “duke pirë gjersa kalonin një kohë të mirë”.
“Ata filluan të flasin për zgjedhjet dhe njëri nga personat shkoi në një automjet, rrëmbeu një armë dhe filloi të qëllonte”, tha ai.
“Duket se alkooli, bashkë me diskutimin zgjedhor, e ka shtyrë këtë person të shkojë në automjet, të kapë armën dhe të fillojë të qëllojë. Por, kjo nuk është e pranueshme. Ne duhet të trajtojmë dallimet tona dhe të respektojmë besimet e njëri-tjetrit. Ne duhet ose të arrijmë një marrëveshje ose thjesht të shmangim tema të tilla”, shtoi Vega.
Ky i fundit gjithashtu tha se ende nuk është konfirmuar nëse sulmuesi ishte mashkull apo grua, dhe policia nuk ka dhënë një përshkrim të të dyshuarit.
Ai shtoi se një nga viktimat është në gjendje kritike në spitalin Jackson Memorial, ndërsa dy të tjerë, njëri prej të cilëve u qëllua “disa herë”, janë në gjendje stabile.
Ndryshe, republikani Donald Trump ka triumfuar në zgjedhjet presidenciale amerikane kundër demokrates, Kamala Harris.