Presidenti Joe Biden tha të enjten se populli amerikan meriton një tranzicion “paqësor dhe të rregullt” pas fitores së Presidentit të zgjedhur Donald Trump.
“Për mbi 200 vjet, Amerika ka kryer eksperimentin më të madh në vetëqeverisje në historinë e botës,” tha Biden nga Kopshti i Trëndafilave, raporton CNN.
“Kjo nuk është hiperbolë. Ky është një fakt. Aty ku populli votonë dhe zgjedh liderët e tij. Ata e bënë këtë në mënyrë paqësore. Dhe ne jemi në një demokraci. Vullneti i popullit gjithmonë mbizotëron.”
Biden tregoi gjatë fjalës së tij edhe detaje nga biseda me republikanin Trump:
“Dje fola me Presidentin e zgjedhur Trump për ta uruar për fitoren e tij dhe e sigurova se do ta drejtoja të gjithë administratën time që të punojë me ekipin e tij për të siguruar një tranzicion paqësor dhe të rregullt. Kjo është ajo që meriton populli amerikan.”-tha ai.