Presidenti Biden fjalim pas humbjes së demokratëve në zgjedhje

Amerika

Presidenti Biden fjalim pas humbjes së demokratëve në zgjedhje

Më: 7 nëntor 2024 Në ora: 19:49
Joe Biden

Presidenti Joe Biden iu drejtuat sot vendit nga Shtëpia e Bardhë në fjalimin e tij të parë. që pas humbjes së kandidates demorkate Kamala Harris në zgjedhje.

Presidenti Biden u angazhua për një transferim paqësor të pushtetit në 20 janar. Ai tha se si sistemi elektoral është i drejtë dhe i besueshëm dhe se ne duhet të respektojmë votën e amerikanëve.

Pas fitores së zotit Trump, presidenti Biden e mori atë në telefon për ta uruar dhe po ashtu e ftoi në Shtëpinë e Bardhë për një taskim në zyrën Ovale për t’u përgatitur për tranzicionin. Zyrtarë nga ekipi elektoral i presidentit të zgjedhur Trump janë duke shqyrtuar ditën se kur mund të bëhet takimi.

Diskutimet mbi tranzicionin priten të bëhen me intensive më vonë gjatë javës, pasi vëmendja të kthehet tek përzgjedhja e anëtarëve të një komiteti inaugurues dhe një ekipi zyrtar të tranzicionit.

Jeff Zients, shefi i kabinetit të zotit Biden, kontaktoi me bashkëkryetarët e ekipit të tranzicionit të zotit Trump, Howard Lutnick dhe Linda McMahon, për të theksuar rëndësinë që luajnë marrëveshjet e nënshkruara me Shtëpinë e Bardhë dhe Administratën e Shërbimeve të Përgjithshme (një agjenci e pavarur që menaxhon dhe mbështet funksionimin bazë të agjencive federale), në fillim të një tranzicioni presidencial.

Vonesat pengojnë qeverinë federale që të nisë punën me trajtimin e çështjeve që lidhen me çertifikatat e sigurisë për të emëruarit e mundshëm në poste që lidhen me sigurisë kombëtare të administratës Trump, gjë që mund të kufizojë numrin e personelit të tij, që mund të ketë qasje tek informacionet e ndjeshme deri në ditën e inaugurimit.

Kjo do të nënkuptonte gjithashtu se ata nuk mund të kenë ende qasje tek objektet, dokumentet dhe personeli federal për t'u përgatitur për marrjen e detyrës.

Nënshkrimi i marrëveshjeve parashikohet nga ai që njihet si Akti i Tranzicionit Presidencial. Në to parashikohet që ekipi i presidentit të zgjedhur të pajtohet me një plan etik, si dhe të kufizojë e të bëjë publike donacionet private.

Zoti Lutnick dhe zonja McMahon lëshuan një deklaratë të mërkurën vonë në mbrëmje ku thuhej se zoti Trump do të zgjedhë personelin për administratën e tij në "ditët dhe javët në vijim", por nuk e trajtuan çështjen e marrëveshjeve me administratën Biden.

"Ndërsa ai (Donald Trump) zgjedh njerëzit më të mirë për t'iu bashkuar ekipit të tij dhe politikat më të mira për të zbatuar, ekipi i tij i tranzicionit do të sigurojë zbatimin e agjendës së arsyeshme të Presidentit Trump, duke filluar nga dita e parë", thanë ata.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat