​Rezerva Federale e SHBA-së ul normën e interesit

Amerika

​Rezerva Federale e SHBA-së ul normën e interesit

Më: 7 nëntor 2024 Në ora: 20:47
Ilustrim

Rezerva Federale e SHBA-së uli sot normat e interesit me 25 pikë bazë në intervalin 4.5 deri në 4.75 për qind.

Lëvizja ishte ulja e dytë e normës nga banka qendrore në katër vjet, që nga fillimi i pandemisë COVID-19.

Në shtator, banka uli normat e interesit me 50 pikë bazë, duke tejkaluar pritjet e tregut.

"Treguesit e fundit sugjerojnë se aktiviteti ekonomik ka vazhduar të zgjerohet me një ritëm solid. Qe nga fillimi i vitit, kushtet e tregut të punës në përgjithësi janë lehtësuar dhe shkalla e papunësisë është rritur, por mbetet e ulët. Inflacioni ka bërë përparim drejt objektivit 2 për qind të Komitetit, por mbetet disi i ngritur", tha Komiteti Federal i Tregut të Hapur (FOMC). /AA

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat