Shtëpia e Bardhë jep detajet: Ja kur do të takohen Biden dhe Trump

Amerika

Shtëpia e Bardhë jep detajet: Ja kur do të takohen Biden dhe Trump

Më: 9 nëntor 2024 Në ora: 19:00
Joe Biden dhe Donald Trump

Presidenti Joe Biden do të presë të mërkurën Presidentin e zgjedhur Donald Trump në Zyrën Ovale, njoftoi Shtëpia e Bardhë të shtunën.

Një takim i tillë është i zakonshëm midis presidentit që po largohet dhe presidentit të ardhshëm dhe ka për qëllim pjesërisht të shënojë fillimin e një transferimi paqësor të pushtetit, në demokracinë amerikane.

Republikani Trump nuk e priti demokratin Biden pas fitores së zgjedhjeve presidenciale të vitit 2020.

Ish Presidenti Trump kandidoi sërish në zgjedhjet e këtij viti dhe mundi Nënpresidenten Kamala Harris. Ashtu si Presidenti Grover Cleveland në fund të viteve 1800, Presidenti Trump do të shërbejë dy mandate të shkëputura, si presidenti i 45 dhe 47 i Shteteve të Bashkuara.

Shtëpia e Bardhë njoftoi se Presidenti Biden i telefonoi Presidentit të zgjedhur Trump të mërkurën e kaluar për ta uruar dhe për ta ftuar të takohej në Zyrën Ovale.

Në një fjalim që mbajti të enjten, Presidenti Biden tha se e kishte siguruar Presidentin e zgjedhur Trump “se kam urdhëruar të gjithë administratën për të punuar me ekipin e tij për të siguruar një tranzicion paqësor dhe të rregullt. Kjo është ajo që meriton populli amerikan.”

Takimi i tyre është caktuar për në orën 11:00./VOA

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat