Një i vrarë dhe disa të plagosur nga të shtënat me armë në universitetin Tuskegee në Alabama

Amerika

Një i vrarë dhe disa të plagosur nga të shtënat me armë në universitetin Tuskegee në Alabama

Më: 10 nëntor 2024 Në ora: 13:53
Foto nga vendi i ngjarjes

Një person u vra dhe disa të tjerë, përfshirë studentë, u plagosën nga të shtënat në orët e para të së dielës në universitetin Tuskegee në Alabama.

Të shtënat ndodhën në kampus dhe rezultuan në “vdekjen e një individi jouniversitar”, tha universiteti në një deklaratë të lëshuar herët të dielën, raporton abcnews.

“Janë njoftuar prindërit e viktimës”, thuhet në njoftim.

“Disa të tjerë, përfshirë studentët e Universitetit Tuskegee, u plagosën dhe po marrin trajtim në Qendrën Mjekësore të Alabamës Lindore në Opelika dhe Spitalin Baptist South në Montgomery.”

comment Për komente lëvizni më poshtë
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat