I ftuari i CNN-it shtroi në mënyrë interesante idenë se Joe Biden duhet të emërojë Kamala Harris në Gjykatën e Lartë përpara se Donald Trump të betohet dhe të marrë postin e presidentit.
Bakari Sellers u shfaq në CNN me prezantuesin John Berman për të diskutuar thirrjet e disa liberalëve, që gjyqtarja e Gjykatës së Lartë Sonia Sotomayor, 70 vjeç, duhet të marrë masa dhe të lejojë Biden të zgjedhë zëvendësuesen e saj.
Ideja është që Sotomayor mund të mos ‘mbijetojë’ në katër vitet e ardhshme të presidencës së Trump, gjë që do t’i lejonte atij të zgjidhte pasuesin për Gjykatën e Lartë.
“Mendoj se në fakt është një plan shumë i mirë. Mendoj se është diçka që duhet të ndodhë”, tha Sellers, kur iu kërkua nga Berman të peshonte mbi propozimin.
Ai tha se shanset që Sotomayor të detyrohej të tërhiqej janë ‘jashtëzakonisht të larta’ edhe pse ajo nuk i wshtw pwrgjigjur publikisht thirrjeve qw ajo tw jep dorwheqje.
“Nuk më intereson të nxjerr jashtë linjave apo çfarë mund të mendojnë republikanët për këtë. Kjo është në kompetencën tuaj. Ju në fakt mund ta bëni dhe duhet ta bëni”, tha ai, duke iu referuar Bidenit dhe Partisë Demokratike.
Sellers shkoi më tej, duke sugjeruar që Biden duhet të zgjidhte Harrisin si zëvendësues.
“Ju keni një nënkryetare atje, e cila ka një origjinë ligjore për të qenë në Gjykatën e Lartë. Le të çmenden republikanët”, tha ai.
Harris shërbeu si prokurore e përgjithshme e Kalifornisë, si dhe prokurore e qarkut në San Francisko përpara se të fitonte vendin e saj në senat.
Presidentët zgjedhin mendje të respektuara gjyqësore për Gjykatën e Lartë, jo politikanët. Zgjedhja e një zëvendëspresidenti për Gjykatën e Lartë do të ishte një ngjarje e paprecedentë historikisht.
Sellers, është ish-anëtar i Dhomës së Përfaqësuesve të Karolinës së Jugut dhe komentator i CNN, i cili ka mbështetur prej kohësh karrierën politike të Harris, por nuk duket se ka shumë mbështetje për idenë.
Ideja e emërimit të Harris në Gjykatën e Lartë është diskutuar më parë.
Disa demokratë sugjeruan në vitin 2022 që Biden të zgjidhte Harrisin për të plotësuar vendin vakant të lënë nga gjyqtari i pensionuar Stephen Breyer, 83 vjeç, i cili do të kishte përfitimin shtesë për ta hequr atë nga gara presidenciale.
Ideja nuk u mor kurrë seriozisht dhe Biden përfundimisht emëroi Ketanji Brown Jackson për të plotësuar vendin e lirë të punës.