Donald Trump dhe Elon Musk: Sa fuqi përmban kjo miqësi mes personaliteteve?

Amerika

Donald Trump dhe Elon Musk: Sa fuqi përmban kjo miqësi mes personaliteteve?

Më: 11 nëntor 2024 Në ora: 19:35
Elon Musk dhe Donald Trump

Afërsia midis miliarderit të teknologjisë Elon Musk (53) dhe presidentit të ardhshëm amerikan Donald Trump (78) po shkakton shqetësime: prodhuesi i makinave elektrike dhe raketave, si dhe pronari i platformës së mediave sociale, Musk (“X”), kishte vënë të gjitha shpresat në fitoren e Trump-it, festoi me të natën e zgjedhjeve – dhe u zgjua të nesërmen rreth 12 miliardë euro më i pasur, pasi aksionet e tij ishin rritur ndjeshëm.

Edhe të hënën bursa shënoi rritje, indeksi Dow Jones dhe indeksi S&P-500 vazhduan ndjekjen e tyre rekord dhe u rritën me rreth 0,5 për qind secili, duke arritur nivele të reja kulmore.

Por çfarë do të thotë kjo "bromance" (shqip: miqësi mes burrash, një fjalë që bashkon "vëllazëri" dhe "romancë") për qeverisjen e ardhshme në Shtëpinë e Bardhë?

Image
Në fushatën zgjedhore të SHBA-së, miliarderi i teknologjisë Elon Musk (53, djathtas) u angazhua fuqishëm për një fitore të Donald Trump (78).

Dita e parë pas zgjedhjeve: Musk ishte i pranishëm gjatë një telefonate të presidentit të zgjedhur amerikan me presidentin ukrainas, Volodymyr Zelensky (46) – edhe pse Musk ende nuk ka një post qeveritar. Pse?

Ekipi i Trump u përpoq ta shpjegonte si një veprim spontan. Musk thjesht kishte hyrë në dhomë ndërsa Trump dhe Zelensky po flisnin. A mundet njeriu më i pasur në botë (me një pasuri prej 280 miliardë dollarësh) të futet thjesht kështu te njeriu që së shpejti do të jetë më i fuqishmi në botë?

Është e qartë: Musk është vendosur fort në rrethin e brendshëm të Trump-it muajt e fundit. Aq sa pas fitores në zgjedhje, u pa edhe në një foto familjare të Trump-it me njërin prej djemve të tij në krah.

Një investim fitimprurës për Musk

Gjatë fushatës zgjedhore, Musk kishte përdorur platformën e tij online X (më parë Twitter) për të promovuar Trump-in para 200 milionë ndjekësve të tij dhe investoi rreth 120 milionë dollarë në fushatën e Trump-it.

Image
Një raketë SpaceX Falcon gjatë nisjes. Që sot, SHBA është e varur nga kompania e raketave të Musk-ut.

Trump, në shenjë falënderimi, duket se ka në plan ta ngarkojë Musk me uljen e shpenzimeve qeveritare – dhe me ulje të mëdha taksash për korporatat, nga të cilat edhe vetë Musk mund të përfitojë!

A mundet Elon Musk me një post zyrtar në qeveri t’ua ndalojë thjesht fondet autoriteteve që e shqetësojnë? Kur ai mori në dorë Twitter-in në tetor 2022, largoi gjysmën e stafit. Një ndërhyrje e ngjashme mund të ndodhë edhe në strukturën e qeverisë, nëse ai vazhdon me metodën e tij të zakonshme.

Image
Mbesa e Trump-it, Kai, ndau këtë foto familjare në Instagram pas fitores së gjyshit të saj në zgjedhje: Në të djathtë shihet Elon Musk me të birin.

Kritikët në çdo rast kanë frikë për konflikte interesi. Dhe pyesin: Çfarë përfitimesh mund të nxjerrë për perandorinë e tij nëse ai merr kontrollin e fuqisë?

► SpaceX: Ka të ngjarë të marrë kontrata qeveritare! Që tani, SHBA është e varur nga Musk për të çuar satelitë dhe astronautë në orbitë.

► Tesla: Prodhimi i makinave elektrike Tesla i Elon Musk mund të përfitojë nëse rregullatorët shtetërorë nuk do të monitorojnë më aq nga afër! Autoriteti i Sigurisë së Trafikut në Autostradat e SHBA (NHTSA) ka hetuar për vite për aksidente me sistemin e ndihmës së drejtimit “Autopilot”. Ndërkohë, Musk ka plane të mëdha me taksitë robotike, të cilat ai synon t’i vendosë në prodhim të gjerë në vitin 2026 dhe të realizojë drejtimin autonom vetëm me kamera.

► X (Twitter): Zëvendësi i ardhshëm i Trump-it, J.D. Vance (40), e lidhi hapur pagesën e kontributeve të NATO-s nga SHBA me faktin që BE-ja të mos veprojë kundër platformës online të Musk, X. Europa duhet të mbështesë lirinë e fjalës që të ketë mbështetje të mëtejshme për aleancën e mbrojtjes.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat