Zonja e Parë e ardhshme e Amerikës, Melania Trump wshtw gjithashtu e ftuar në Shtëpinë e Bardhë, ku presidenti i zgjedhur Donald Trump do të takohet me presidentin aktual, Joe Biden.
Është traditë që zonja e parë aktuale të presë pasardhësin e saj për çaj në Shtëpinë e Bardhë kur takohen burrat e tyre.
Melania nuk pritet të ulet sot me Zonjën e Parë Jill Biden, sipas partnerit amerikan të BBC-së, CBS News. Është e paqartë nëse ajo do të shfaqet.
Në vitin 2016, Melania mori pjesë në një takim me ish-zonjën e parë Michelle Obama, pasi Trump fitoi garën presidenciale kundër Hilary Clinton.