John Thune zgjidhet udhëheqës i Senatit – nuk ishte i preferuari i Trumpit dhe Muskut

Amerika

John Thune zgjidhet udhëheqës i Senatit – nuk ishte i preferuari i Trumpit dhe Muskut

Më: 13 nëntor 2024 Në ora: 20:53
John Thune

Të kesh qindra miliarda dollarë mund të jetë e mjaftueshme për të blerë një kompani rrjetesh sociale apo edhe të jesh i preferuari i presidentit të sapozgjedhur amerikan, por kjo nuk vlen kur bëhet fjalë edhe për zgjedhjen e kreut të Senatit.

Senatori i Floridës, Rick Scott ishte kandidati i preferuar i Elon Muskut për liderin e shumicës republikane në Senat – dhe, në mënyrë të nënkuptuar, preferenca e Donald Trumpit.

Por, në votimin e fshehtë, republikanët në Senat shpejt zgjodhën një kandidat më tradicional, gjegjësisht senatorin, John Thune nga Dakota e Jugut.

Ai triumfoi në garën e brendshme kundër senatorit nga Teksasi, John Cornyn, në një raund të dytë votimi.

Sipas burimeve të CNN-it, Thune fitoi me 29 vota kundrejt 24 të Cornynit, duke fituar mbështetjen e mjaftueshme për të marrë drejtimin e grupit politik.

Ky sukses për Thune do të thotë shumë për karrierën e tij dhe për drejtimin e Partisë Republikane në Senat. Si pasardhës i Senatorit, Mitch McConnell nga Kentucky, i cili ka mbajtur këtë post për 17 vite dhe ka udhëhequr partinë nëpër sfida të shumta politike, Thune do të përballet me sfida të reja, veçanërisht duke pasur parasysh klimën e ndarë politike në Uashington.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat