Një mijë ditë luftë/ Zyrtari amerikan: Vladimir Putin dështoi të arrijë ‘objektivat strategjike’ në Ukrainë

Amerika

Një mijë ditë luftë/ Zyrtari amerikan: Vladimir Putin dështoi të arrijë ‘objektivat strategjike’ në Ukrainë

Më: 20 nëntor 2024 Në ora: 17:05
Lloyd Austin

Sekretari amerikan i Mbrojtjes Lloyd Austin tha të mërkurën (20/11) se presidenti rus Vladimir Putin ka dështuar të arrijë “objektivat strategjike” në më shumë se 1000 ditë lufte në Ukrainë.

“Ushtria më e madhe në Evropë pushtoi fqinjin e saj, fiqnji kishte një inventar shumë më të vogël, shumë më pak aftësi dhe 1000 ditë më vonë, Rusia ende nuk e ka arritur qëllimin e saj,” u tha Austin gazetarëve.

“Kjo luftë ka vazhduar për 1000 ditë dhe Putin ka dështuar në çdo hap për të arritur çdo lloj objektivi strategjik,” tha ai, sipas CNNi.

Ukraina i dëshmoi botës se “është e mundur që një vend më i vogël, më pak i aftë të mbrojë territorin e tij sovran nëse populli i saj është i përkushtuar dhe nëse ka disa nga burimet për ta bërë këtë,” shtoi ai.

Ndërsa Rusia dështoi në arritjen e qëllimit fillestar të Putinit për të marrë Ukrainën brenda pak ditësh, fushata ruse ka arritur disa nga objektivat e saj.

Rreth një e pesta e territorit të Ukrainës është aktualisht nën kontrollin rus sipas Institutit për Studimin e Luftës.

Rusia ka më shumë armë, municion dhe njerëz dhe strategjia e Putinit duket se po shkatërron ngadalë Ukrainën duke e tejkaluar dhe duke e shpenzuar më tepër, ndërkohë që po shkatërron aleatët perëndimorë të Kievit.

Për herë të parë, Ukraina lëshon raketa britanike ‘Storm Shadow’ drejt Rusisë

Raketat e prodhimit britanik “Storm Shadow” janë gjuajtur në territorin rus nga Ukraina për herë të parë, ka thënë një burim për Sky News.

Kujtojmë se në fillim të kësaj jave, u publikua lajmi se SHBA do të lejonte Ukrainën të lëshonte raketa me rreze të gjatë ATACMS kundër Rusisë, diçka që ajo kishte hezituar ta lejonte për gati 33 muaj luftë.

Qeveria e Mbretërisë së Bashkuar më pas u përball me pyetje nëse do të bënte të njëjtën gjë, dhe kryeministri Keir Starmer shmangu pyetjet mbi këtë çështje gjatë një samiti të G20.

Një zëdhënës i kryeministrit tha se zyra e tij nuk do të komentonte mbi raportet apo çështjet operative.

As Ukraina nuk e ka konfirmuar përdorimin e raketave Storm Shadow në Rusi, por vendosja e tyre është raportuar gjerësisht në mediat britanike.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat