Një migrant nga Venezuela u dënua sot në Xhorxhia me burgim të përjetshëm pa mundësinë e lirimit me kusht për vrasjen e studentes Laken Riley, një rast që Donald Trump e përmendi gjatë premtimit të tij të fushatës për t'i dhënë fund emigracionit të paligjshëm.
Jose Ibarra, 26-vjeç, i cili hyri ilegalisht në SHBA, u shpall fajtor për vrasje dhe akuza të tjera në Gjykatën e Lartë të Qarkut Athinë-Clarke në Xhorxhia.
Teksa gjyqtari lexonte vendimin, familjarët dhe miqtë e viktimës qanë dhe Ibarra u ul pa emocione.
Trump dhe republikanë të tjerë kanë përmendur shpesh vrasjen e Riley në pretendimet e tyre se emigrantët që kanë kaluar kufirin jugor ilegalisht janë përgjegjës për një valë krimesh të dhunshme, duke bërë që presidenti i zgjedhur të shtyjë për politika më të ashpra kufitare dhe deportime të emigrantëve të paligjshëm.
Prokurorët thanë se Ibarra u takua me Riley, 22-vjeçe, më 22 shkurt në një shteg të pyllëzuar, ndërsa ajo ishte duke vrapuar dhe e vrau pasi ajo i rezistoi përpjekjeve për ta përdhunuar. Riley ishte studente e infermierisë pranë Universitetit Augusta në Athinë - Xhorxhia.