Autobusi del nga rruga dhe bie në greminë, të paktën 7 pasagjerë të vdekur

Amerika

Autobusi del nga rruga dhe bie në greminë, të paktën 7 pasagjerë të vdekur

Më: 24 nëntor 2024 Në ora: 12:14
Aksidenti ndodhi në autostradën e Fernando Belaunde Terry, kur një autobus u përplas me një furgon në një kthesë të fortë.

Të paktën shtatë persona kanë vdekur dhe më shumë se 30 të tjerë mbetën të lënduar, si pasojë e një aksidenti të rëndë rrugor që u regjistrua dje në rajonin San Martin në veri të Perusë, njoftoi Ministria e Brendshme e vendit.

Aksidenti ndodhi në autostradën e Fernando Belaunde Terry, kur një autobus u përplas me një furgon në një kthesë të fortë.

Shoferi i autobusit humbi kontrollin, duke bërë që mjeti të devijojë nga rruga dhe të bjerë në greminë.

Autobusi me 58 pasagjerë ishte nisur nga Piura, mes pasagjerëve ishin 23 studentë. Ata po shkonin në një ekskursion në rajonin e Tarapoto, sipas agjencisë peruane të lajmeve Andina.

Nuk dihen ende rrethanat e aksidentit tragjik. Grupet përkatëse po punojnë për zbardhjen e shkakut të aksidentit.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat