Të paktën shtatë persona kanë vdekur dhe më shumë se 30 të tjerë mbetën të lënduar, si pasojë e një aksidenti të rëndë rrugor që u regjistrua dje në rajonin San Martin në veri të Perusë, njoftoi Ministria e Brendshme e vendit.
Aksidenti ndodhi në autostradën e Fernando Belaunde Terry, kur një autobus u përplas me një furgon në një kthesë të fortë.
Shoferi i autobusit humbi kontrollin, duke bërë që mjeti të devijojë nga rruga dhe të bjerë në greminë.
Confirman la muerte de siete personas en el #accidente de una unidad de Móvil Bus que trasladaba a #escolares de #Vice (Sechura, Piura). La tragedia ocurrió en #Moyobamba (San Martín). Lamentablemente hay menores entre las víctimas. pic.twitter.com/oAloMNjYQ7
— Noticias 360 Perú (@Noticias360Peru) November 23, 2024
Autobusi me 58 pasagjerë ishte nisur nga Piura, mes pasagjerëve ishin 23 studentë. Ata po shkonin në një ekskursion në rajonin e Tarapoto, sipas agjencisë peruane të lajmeve Andina.
Nuk dihen ende rrethanat e aksidentit tragjik. Grupet përkatëse po punojnë për zbardhjen e shkakut të aksidentit.