Ishte në listën e më të kërkuarve të FBI-së, arrestohet i dyshuari për terrorizëm në SHBA

Amerika

Ishte në listën e më të kërkuarve të FBI-së, arrestohet i dyshuari për terrorizëm në SHBA

Më: 26 nëntor 2024 Në ora: 21:10
Daniel Andreas

Një i dyshuar për terrorizëm i kërkuar nga FBI-ja për më shumë se 20 vjet pas sulmeve me bomba në SHBA, është arrestuar në veri të Uellsit.

Daniel Andreas San Diego ka qenë një prej të arratisurve më të kërkuar të agjencisë pas dy sulmeve me bombë në San Francisco në vitin 2003.

San Diego u arrestua të hënën dhe procedurat për ekstradim kanë filluar.

FBI-ja ka thënë se San Diego, i lindur në Kaliforni, ka lidhje me një grup ekstremist për të drejtat e kafshëve dhe se kishte një shpërblim prej 250,000 dollarëve për informacionin që do të çonte direkt në arrestimin e tij, raportoi Guardian.

Në vitin 2003, dy bomba shpërthyen në një orë diferencë nga njëra-tjetra në kampusin e një korporate bioteknologjike në Emeryville, Kaliforni.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat