Presidentja e Meksikës Claudia Sheinbaum duket se kundërshton pretendimin e presidentit të zgjedhur amerikan Donald Trump se të dy kanë arritur një marrëveshje për të ndaluar migrimin në kufirin e SHBA-së.
Pas një telefonate të mërkurën, Trump postoi në internet: “Ajo ka rënë dakord të ndalojë migrimin përmes Meksikës dhe në Shtetet e Bashkuara, duke mbyllur efektivisht kufirin tonë jugor”.
Sheinbaum u përgjigj shpejt se ajo kishte përsëritur qëndrimin e Meksikës se nuk ishte në pyetje mbyllja e kufijve, por trajtimi i migracionit duke respektuar të drejtat e njeriut, raporton BBC.
Të hënën, Trumpi alarmoi partnerët tregtarë të SHBA-së ndërsa u zotua me marrjen e detyrës në janar për të vendosur një tarifë të përgjithshme prej 25% për Meksikën dhe Kanadanë dhe një tarifë prej 10% për Kinën.