Presidenti i zgjedhur Donald Trump pretendoi se shënoi një fitore në ndalimin e migracionit të paligjshëm nga Meksika, pas bisedës që zhvilloi me Presidenten e Meksikës, Claudia Sheinbaum. Presidentja e Meksisë sugjeroi se vendi i saj po bën atë që i takon dhe nuk ka interes që të mbyllë kufijtë e saj.
Presidenti i zgjedhur maerikan dhe Presidentja meksikane biseduan të mërkurën, disa ditë pasi zoti Trump paralajmëroi se do të vendosë tarifa të reja gjithëpërfshirëse ndaj Kanadasë dhe Meksikës si pjesë e përpjekjeve të tij për të ndaluar migracionin e paligjshëm dhe trafikun e drogës.
Zoti Trump tha se Presidentja Sheinbaum “kishte rënë dakord” të ndalonte valën e migrantëve që kalojnë përmes Meksikës.
Ndërkohë, zonja Sheinbaum u shpreh përmes një postimi në rrjetiet sociale se i kishte thënë zotit Trump se Meksika tashmë “po e trajton karvanin me migrantë” ndërsa e cilësoi si “të shkëlqyer” bisedën me Presidentin e zgjedhur amerikan./VOA