Një ish-balerinë është dënuar sot me 20 vjet burg për vrasjen me armë zjarri të bashkëshortit të saj në Florida.
Ashley Benefield mori sot dënimin për çështjen e njohur në SHBA si “mjellma e zezë”, duke iu referuar filmit të vitit 2010 “Black Swan.”
Fillimisht ish-balerina u dënua për vrasje nga pakujdesia të burrit të saj me te moshuar Doug Benefield me të cilin ishte ndarë, pas një konflikti banal në shtator 2020.
32 vjeçarja Benefield pretendonte se qëlloi bashkëshortin 58-vjecar gjatë vetëmbrojtjes pas një debati në shtëpinë e nënës së saj në Karolinën e Jugut, ku ajo po qëndronte pas ndarjes.
“Unë mbajta armën para meje dhe i thashë mjaft, por ai u kthye në një pozicion luftimi dhe nisi të lëvizste duart e krahët … ai erdhi drejt meje dhe tentoi të më qëllonte prandaj unë tërhoqa këmbëzën”, tha në dëshminë e saj Ashley Benefield.
Kur çifti ishin martuar Ashley Benefield ishte 24 vjeçe ndërsa Doug Benefield, 54 vjeç i ve, gruaja e të cilit kishte vdekur vetëm nëntë muaj më parë.
Rrjeti “48 Hours” raportonte se martesa e tyre ishte shpesh problematike, me tensione mes gruas së re dhe bijës adoleshente të Doug Benefield.
Ashley Benefield akuzonte gjithashtu bashkëshortin se ‘kishte helmuar’ gruan e tij të parë dhe u nda prej tij kur ishte shtatzënë me fëmijën e tyre të parë, duke pretenduar se “ai po tentonte ta helmonte dhe atë”.
Pretendimet e helmimit u hetuan nga policia por nuk u zbuluan prova, shkruajnë mediat vendase.
Pas lindjes së fëmijës në 2018, Ashley Benefield pretendohet se kishte mbajtur fëmijën larg babait, deri në një riafrim të çiftit në 2020, kur ata vendosën të jetonin bashkë në Maryland.
Por në 27 shtator 2020, dyshja Benefields po përgatiteshin për zhvendosjen dhe nëna e Ashley mori bijën e vogël për ta çuar në park duke lënë çiftin në shtëpi, kur mes tyre kishin nisur debate të ashpra, sipas raportimeve.
Pak më vonë Ashley Benefield shko në shtëpinë e një fqinji me armën në dorë, duke i thënë se “kishte qëlluar ndaj bashkëshortit.”
Doug Benefield vdiq në spital rreth një orë më vonë
Hetuesit thanë se ai ishte qëlluar dy herë, madje teksa ishte kthyer për t’u larguar nga bashkëshortja.
Ashley Benefield u arrestua pesë javë pas vrasjes. Zyrtarët thanë se kanë prova të mjaftueshme për të dënuar gruan dhe vendimi iu mbështet sot nga gjykata
Avokatja e Ashley Benefield tha se klientja e saj kërkonte të ndahej nga bashkëshorti dhe të largohej fshehurazi, por trembej se Benefield “e kishte kuptuar planin e saj”, shkruan rrjeti vendas CBS.