Një video amatore shfaq momentin kur treni godet kamionin gjigant që kishte ngecur në binarë në Pennsylvannia.
Gjithçka ndodhi për pak sekonda në rajonin e Great Lakes, ku temperaturat e ulëta dhe sasia e madhe e borës ua kanë vështirësuar paksa jetën banorëve të atjeshëm.
Policia beson se kamioni kishte ngecur nga bora, dhe shoferi nuk mund të lëvizte përpara për të shmangur përplasjen.
Për fat të mirë ai në sekondat e fundit arrin të largohet nga kamioni, i cili goditet nga treni në lëvizje – duke e hedhur disa metra përpara.
Nuk raportohet për të lënduar nga përplasja e dy mjeteve të rënda transportuese, kurse ekipet emergjente kanë dalë në vendin e ngjarjes për të larguar gjësendet që kishin rënë nga kamioni.