Policia në qytetin kanadez të Vancouverit raportoi se “një numër njerëzish” janë plagosur me thikë dhe se i dyshuari është qëlluar nga oficerët.
Nuk bëhet me dije se sa persona janë plagosur dhe se si paraqitet gjendja e tyre.
Dëshmitarët i thanë mediave kanadeze se incidenti ndodhi në një dyqan afër bibliotekës qendrore të Vancouverit.
Policia nuk ka dhënë detaje të tjera lidhur me motivin dhe dinamikën e ngjarjes, ndërkohë që po vazhdon hetimet.