​Amerikania 64-vjeçe zhduket teksa po kërkonte macen

Amerika

​Amerikania 64-vjeçe zhduket teksa po kërkonte macen

Më: 4 dhjetor 2024 Në ora: 23:42
Ilustrim

Elizabeth Pollard (64) nga Pensilvania nuk është parë qe nga dita e hënë kur raportohet se ra në një gropë në zonën Marguerite, 65 kilometra në lindje të Pittsburgh.

Ekipet e shpëtimit po kërkojnë zonën dhe besohet se aksidenti ka ndodhur teksa ajo po kërkonte macen e saj Pepper.

Kërkuesit madje hapën një hyrje të re në minierën e afërt, pasi kanë frikë se toka rreth gropës është e paqëndrueshme, gjë që u konfirmua nga kryezjarrfikësi Scot Graham, i cili deklaroi se me ndihmën e një kamere, ata dalluan një vrimë të madhe me thellësi të ndryshme, në varësi të pozicionit. Vetë krijimi i gropës dyshohet se lidhet pikërisht me punimet në minierë.

John Bacha, një zjarrfikës vullnetar, thotë se ata gjetën gjithashtu një këpucë në gropë, të cilën ai e përshkroi si moderne.

Familja Pollard raportoi për zhdukjen e Elizabeth të martën dhe mbesa e saj 5-vjeçe u gjet nga policia në veturën e saj të parkuar rreth 10 orë më vonë, e padëmtuar.

Sipas ekipit të shpëtimit, gropa në tokë është krijuar në momentin që Elizabeth po kalonte në kërkim të maces, pasi nuk ka asnjë provë që ajo të ketë qenë më parë aty.

Gropat nuk janë një fenomen i pazakontë në këtë pjesë të SHBA-së dhe ajo ku Pollard ka rënë dyshohet se është nëntë metra e thellë.

Oficerët shpresojnë që Elizabeth mund të jetë ende gjallë, pasi temperatura në gropë është në fakt më e lartë se në sipërfaqe dhe niveli i oksigjenit është i qëndrueshëm. Ata thonë se shpresojnë se fati do të jetë në anën e tyre në kërkimin e tyre.

Ndërkohë, familja Pollard po përpiqet të qëndrojë pozitive.

"Vazhdoni lutjet pasi po kalojmë këtë kohë të vështirë tani," tha Tabitha Pollard, mbesa e Elizabeth. 

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat