Një tunel nënujor hipersonik që lidh Britaninë e Madhe me Shtetet e Bashkuara mund të shohë trena me shpejtësi 4800 km në orë.
Njeriu më i pasur në botë, Elon Musk, synon të realizojë projektin për lidhjen e Londrës dhe Nju Jorkut në vlerë 16 miliardë funte.
Multimiliarderi prezantoi konceptin në vitin 2013, dhe themeloi kompaninë Boring, e fokusuar në teknologjinë e tunelit, e cila do të funksiononte duke krijuar një vakum brenda tij dhe duke përdorur automjete nën presion.
Trenat nuk do të përballeshin me rezistencë ajri brenda tunelit. Në teori, ata mund të arrijnë shpejtësi shumë më të larta se trenat konvencionale. Kapsulat që lëvizin përgjatë strukturës teorikisht mund të arrijnë shpejtësi mbi 4800 km në orë.
Nëse kjo do të ndodhte, atëherë një udhëtim midis dy qyteteve të mëdha do të zgjaste 54 minuta. Provat e teknologjisë janë duke u zhvilluar në Indi dhe Kinë, me plane për ta integruar në sistemet e tyre hekurudhore me shpejtësi të lartë në mbarë vendin.
Propozimet për një tunel janë ende të paqarta. Ndërsa disa kanë sugjeruar një rrugë nën dyshemenë e oqeanit, të tjerë kanë favorizuar shtyllat ose një tub lundrues, të mbajtur në vend nga kabllot e bashkangjitur në fundin e oqeanit.
Kujtojmë, lidhja midis Britanisë dhe Francës mori mbi gjashtë vjet për t'u ndërtuar. Nëse tuneli transatlantik do të ndërtohej me të njëjtën shpejtësi, do të duheshin 782 vjet.