Moment i frikshëm/ Këshilltari i Donald Trump humb ndjenjat gjatë fjalimit

Amerika

Moment i frikshëm/ Këshilltari i Donald Trump humb ndjenjat gjatë fjalimit

Më: 16 dhjetor 2024 Në ora: 14:12
Alex Bruesewitz

Alex Bruesewitz, një strateg politik që ka punuar në fushatën e suksesshme të Donald Trump në vitin 2024, është rrëzuar në skenë gjatë një fjalimi në New York City.

Sipas mediave të huaja, 27-vjeçari ishte në mes të një fjalimi në galën e 112-të vjetore të Republikanëve të Rinj në Nju Jork, kur ai u rrëzua papritur mbi podium.

Bruesewitz filloi të dukej dukshëm i hutuar – dhe në një moment, strategu i MAGA tha hapur: “Po i harroj fjalët e mia”.

Këto ishin fjalët e fundit që ai mundi të thoshte, pasi u rrëzua ngadalë përtokë.

Dhe pamjet tregojnë se si njerëzit vrapuan menjëherë për të shpëtuar Bruesewitz.

Bruesewitz, CEO i X Strategies, u punësua nga fushata e Trump gjatë verës për të ndihmuar në shtrirjen dhe komunikimin me të rinjtë – dhe më vonë u vlerësua se e bëri Trumpin përsëri ‘cool’ mes votuesve të rinj.

Ai thuhet se po merrte kujdes mjekësor në prapaskenë pas rënies.

comment Për komente lëvizni më poshtë
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat