Të shtëna me armë janë raportuar këtë të hënë në një shkollë në Madison, të Shteteve të Bashkuara të Amerikës.
Ngjarja ka ndodhur rreth orës 10:57, në shkollën e krishterë Aundant Life.
Sipas të dhënave paraprake dyshohet për 12 të plagosur, ndërsa autoritet bëjnë me dije se autori është arrestuar. Në lidhje me sulmuesin, ende nuk dihen motivet që kreu ngjarjen e rëndë.
Shkolla është shtëpia e rreth 390 nxënësve, nga kopshti deri në shkollën e mesme, dhe autoritetet po vazhdojnë hetimet për të përcaktuar rrethanat e sakta të incidentit.