​Biden fshin borxhet për 55 mijë punonjës shtesë

Amerika

​Biden fshin borxhet për 55 mijë punonjës shtesë

Më: 20 dhjetor 2024 Në ora: 20:20
Joe Biden

Administrata e presidentit Joe Biden njoftoi sot ka fshirë borxhet për 55 mijë punonjës shtesë të shërbimit publik, raporton Newsweek.

Sipas Shtëpisë së Bardhë, ky vendim e çon bilancin e personave që përfitojnë nga lehtësimi i borxhit në gati pesë milionë gjatë mandatit të Biden.

Përfituesit janë pjesëmarrës në programin e faljes së huas për shërbimin publik (PSLF), i cili është themeluar në vitin 2007 dhe u lejon punonjësve publikë të shlyejnë kreditë e tyre studentore federale pas 10 vjet shlyerje të rregullta.

Programi u bllokua nga një gjykatë federale e apelit në fillim të këtij viti pasi disa shtete republikane ngritën padi kundër planit të Biden, duke argumentuar se vetëm Kongresi mund të miratonte masa të tilla gjithëpërfshirëse buxhetore dhe se lehtësimi i borxhit do të ishte tepër i shtrenjtë.

Në qershor, Gjykata e Lartë vendosi kundër programit të Bidenit për lehtësimin e borxhit studentor prej 430 miliardë dollarësh.

Presidenti i sapo zgjedhur Donald Trump nuk ka paraqitur ende planet për kredi studentore gjatë mandatit të tij të dytë.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat