Kamala Harris ka ofertë, libër për 20 milionë dollarë!

Amerika

Kamala Harris ka ofertë, libër për 20 milionë dollarë!

Nga: Beqir Sina Më: 23 dhjetor 2024 Në ora: 06:33
Kamala Harris dhe Joe Biden

Që nga humbja e saj në zgjedhje, Kamala Harris, është "përmbytur" me oferta nga botuesit, që duan disa "fjalë" nga ajo, për të bër një libër. Sipas raporteve, të shtypit amerikan, thuhet se botuesit kryesorë janë të gatshëm t'i paguajnë asaj deri në 20 milionë dollarë, paraprakisht, nëse ajo nënshkruan një kontratë për të shkruar një libër, sipas tyre duke u detajuar "sinqerisht", se çfarë ndodhi në fushatën zgjedhore, çfarë ndodhi mes saj dhe Joe Biden?.

Kamala Harris, do të marrë 20 milionë dollarë për "rrëfimin" e asaj që ndodhi me Joe Biden, prej se ai e zgjodhi atë nën/presidente. Në pyetje është: "A do të shkruajë Kamala Harris një libër, që do të "nxjerr" sekretet e Shtëpisë së Bardhë?"

Zëvendëspresidentja Kamala Harris, e cila është e "shenjëstruara" mediatike, që nga humbja e zgjedhjeve, të 5 nëntorit, por që gazetarët mendojnë se ajo nuk e ka "varrosur" karrierën e saj politike, ka disa oferta shumë interesante nga botuesit kryesorë, të cilët janë gati t'i paguajnë asaj deri në 20 milionë dollarë paraprakisht nëse ajo "jep" sekretet të Shtëpisë së Bardhë, se çfarë ndodhi me të vërtet pas tërheqjes së Joe Biden, duke deleguar garën në favor të saj.

Sipas një raporti të "DailyMail", që citon një burim të brendshëm, Kamala Harris, është mbushur me oferta të tilla që nga momenti kur humbi nga Trump. Dhe, të gjithë janë duke dashur të dijnë se çfarë shkoi mirë dhe çfarë shkoi keq, mes tyre. Pra flitet për 20 milion dolllar paraprakisht, dhe miliona të tjera sipas kontartës me fitimin që parashikohet, vetëm që të jet një tregim i sinqertë, sipas shtëpive botuese, nëse Harris, pranon të flasë tani pas fushatës së saj presidenciale, ndoshta të "hedhë" edhe "pak baltë", mbi Bidenët, Joe & Jilly.

Pronarët e famshëm amerikan të industrisë së botimeve, thanë se Kamala Harris, është e kërkuar sepse ajo në fakt di disa sekrete, që ajo sa ishte në Shtëpinë e Bardhë, që nga fillimi i administratës Biden, edhe mori pjesë edhe nuk mori pjesë në të gjitha vendimet e ashtuquajtura të mëdha presidenciale......!!!

Libri i Harris, po ashtu sipas gazetarve amerikan: "Mund të jetë edhe më shumë me të drejtat e TV dhe filmave, të drejtat seriale të revistave dhe gazetave, për tu shitur dhe rritur fitimet, dhe, ashtu si Obama, që bëri një marrëveshje të madhe me Netflix, shërbimi i transmetimit të përbindëshit Netfix, thuhet se po pret me" krahë hapur" për të bërë një marrëveshje me Kamalën, ka thënë një shef ekzekutiv i shtëpisë së botimit, sipas DailyMail, që nuk e jep emrin e shtëpisë botuese, e cila ka nxjerr lajmin.

"Siç e shohim, libri i saj do të ishte tregimi më i nxehtë i Shtëpisë së Bardhë dhe fushatës presidenciale ndonjëherë, dhe do të shitej si "ëmbëlsira" për lexuesit në të dy anët e rrugës politike, republikanë dhe demokratë," thonë komentet e deritanishme.

Shtypi amerikan a është e vërtetë, pra : A do të shkruajë Kamala Harris, një libër përpara Joe Biden?

Veçse një gjë thonë gazetarët amerikan se e dinë që: "Kamala Harris, me sa duket u ka thënë anëtarëve të ekipit të saj se ajo dëshiron të mbajë opsionet e saj të hapura për lëvizjen e saj të ardhshme në karrierë dhe se dëshiron të qëndrojë në "luftën" politike. Por, disa ndihmës thuhet se e kanë këshilluar atë që të shkruajë një libër përpara se Biden, ta shkruajë një të tillë, për të nxjerrë në pah për amerikanët, fillimisht anën e saj të historisë së saj katër vjetëve në Shtëpinë e Bardhë, sepse, ajo që dihet është se edhe Biden ndoshta edhe Jilly, mund të shkruajnë një libër pasi presidenca e tij të përfundojë.

Por, libri i Kamala Harris, sipas komentatorve politik: "Nëse do të jetë një "super bestseller" duhet të jetë i sinqertë, (asnjeri nuk po e kupton se çfarë sinqeriteti po kërkojnë botuesit që paguajn 20 milion pa dalur libri) ku ajo duhet të sqarojë akuzat e para kundër saj, dhe se ajo përse nuk e bëri drejtësinë për rolin e saj që i dha Biden, kur e dërgojë që ajo të bënte "carin e kufirit". Dhe, pse më profilin politik, për katër vjet mori Jilly Biden para sesa ta kishte nën/prisedentja Kamala Harris?"

Spekullimet janë se tani: "Ajo duhet të shpjegojë se cilët ishin mjeshtrit e vërtetë të "kukullave" në Shtëpinë e Bardhë, gjatë katër viteve të administratës Biden-Harris, dhe kush i bënte gati dhe kush i merrte me të vërtetë vendimet e rëndësishme. A e ka fshehur qysh në 2020 doktori i Shtëpisë së Bardhë, "kapacitetin mendor" të Biden. A ishte e majta ekstreme, Departamenti i Shtetit, dhe pse, dhe, ajo që do të pritet të përmendë Harrisë( n.q.s.) duhen treguar me sinqeritet emrat..... ”, kështu të paktën shkruan shtypi amerikan.

Ata thonë se në vitin 2019, Kamala Harris, botoi një libër të titulluar "Të vërtetat që mbajmë" - duke reflektuar mbi kohën e saj si senator i Kalifornisë, por libri i saj në 2019, nuk ishte ndonjë bestseller, ishte një libër i thjesht pa ndonjë interes të veçant për lexuesin.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat