Një person ka vdekur dhe pesë të tjerë janë lënduar, thonë zyrtarët, pasi një varkë shpërtheu në një port në jug të Floridës të hënën në mbrëmje.
Dëshmitarët thonë se një mjet lundrues shpërtheu teksa një skaf po mbushej me karburant.
Pak para orës 18:00, telefonuesit raportuan në polici se një varkë në Lauderdale Marina u përfshi nga flakët përpara se një tjetër të merrte flakë.
Incidenti ndodhi në afërsi të Fisheries, një restorant i njohur nga turistët dhe varkatarët. Pesë të lënduarit u dërguan në spitalet e zonës.
Zyra e Sherifit të Broward gjeti personin e gjashtë të vdekur në ujë të hënën mbrëma.
Në një mëngjes të kthjellët në prag të Krishtlindjeve, punëtorët e portit ishin të zënë me pastrimin e pasojave të shpërthimit.