Ky është momenti kur fishekzjarrët shpërthejnë brenda një shtëpie të përfshirë nga zjarri në Spencer të Massachusetts.
Nuk raportohet për të lënduar, por dy shtëpi u shkatërruan nga zjarri që shpërtheu.
Nga departamenti i zjarrfikësve në Spencer u bë e ditur se dy familje kanë humbur gjithçka që kishin, kurse një shtëpi tjetër është dëmtuar pjesërisht.
Dy zjarrfikës janë lënduar kur u rrëzuan në rrugët e rrëshqitshme dhe të mbuluar me akull – derisa autoritetet njoftuan se kishin patur problem të arrijnë deri të gypi i ujit që gjendej në lagje.
Shkaku i zjarrit mbetet i panjohur deri më tani, e autoritetet kanë premtuar se do të vazhdojnë hetimet në zbardhjen e rastit.