Fatkeqësia natyrore që tronditi botën! Njëzet vjet nga cunami më vdekjeprurës në histori, si humbën 230.000 jetë brenda pak orësh

Amerika

Fatkeqësia natyrore që tronditi botën! Njëzet vjet nga cunami më vdekjeprurës në histori, si humbën 230.000 jetë brenda pak orësh

Më: 26 dhjetor 2024 Në ora: 11:15
Foto ilustrim

20 vite më parë pas një tërmeti me magnitudë 9.1 Rihter në brigjet e Sumatras, një cunam me dallgë të larta sa të një pallati 5 katësh shkaktoi mijëra të vdekur.

Ky u cilësua si tërmeti më i fuqishëm i derkadave të fundit pas atij të Kilit në vitet 60’të (me magnitudë 9.5) dhe ai i Alaskës në 1964 me magnitudë 9.2.

Në total vdiqën rreth 230 mijë njerëz, 1 e katërta e tyre fëmijë. Të plagosur mbetën rreth gjysmë milioni dhe 5 milion mbetën pa shtëpi.

Tragjedia e orës 07:59 më 26 dhjetor 2004, ishte i treti më i fuqishëm në 60 vitet e fundit, pas tërmetit në Kili në vitet ’60 (magnituda 9,5) dhe tërmetit të Alaskës në 1964 (9,2).

Epiqendra ishte në Oqeanin Indian, jashtë ishullit indonezian të Sumatra, ku deti u ngrit, duke gjeneruar valë anormale që udhëtuan për mijëra kilometra duke arritur në brigjet e 14 vendeve në tre kontinente, përfshirë Afrikën. Cunamet arritën lartësi që në disa vende i tejkaluan 20 metrat.

Pas tragjedisë të vitit 2004 , në mbarë botën u instaluan rreth 1,400 stacione speciale, të cilat paralajmërimi brenda pak minutash nëse në një zonë të caktuar do të ketë cunam.

Tërmeti me magnitudë 9.1 lëshoi energji 23,000 herë më të fortë se bomba atomike e hedhur nga ushtria amerikane në Hiroshimë.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat