Trump i drejtohet Gjykatës së Lartë lidhur me çështjen e TikTokut

Amerika

Trump i drejtohet Gjykatës së Lartë lidhur me çështjen e TikTokut

Më: 28 dhjetor 2024 Në ora: 19:49
Donald Trump

Presidenti i zgjedhur Donald Trump i kërkoi Gjykatës së Lartë të premten që të ndalë hyrjen në fuqi të ndalimit të mundshëm të platformës TikTok në Shtetet e Bashkuara derisa administrata e tij të mund të gjejë një "zgjidhje politike" për këtë çështje.

Kërkesa e tij vjen pasi si TikTok edhe administrata e Presidentit Joe Biden i janë drejtuar Gjykatës. Kompania argumenton se Gjykata duhet të rrëzojë një ligj që deri më 19 janar mund ta ndalojë platformën, ndërsa qeveria këmbëngul tek qëndrimi i saj se ndalimi është i nevojshëm për të eliminuar rreziqet ndaj sigurinë kombëtare.

“Presidenti Trump nuk ka një qëndrim të caktuar për meritat në bazë të kësaj mosmarrëveshjeje. Ai kërkon në mënyrë të respektueshme që Gjykata të marrë në konsideratë të bëjë një pauzë lidhur me zbatimin afatit të 19 janarit 2025 për shitjen, ndërkohë që konsideron faktorët e kësaj çështjeje”, thuhet në dokumentin që është hartuar në emër të Presidentit të zgjedhur Trump, nga D. John Sauer, i zgjedhuri i tij për postin e përfaqësuesit kryesor juridik të administratës pranë Gjykatës së Lartë.

Javën e kaluar zoti Trump u takua javën e kaluar në Mar-a-Lago të Floridës me shefin ekzekutive të TikTokut, Shou Chew. Ai ka ndryshuar qëndrimin e tij ndaj aplikacionit popullor, pasi u përpoq ta ndalojë atë gjatë mandatit të tij të parë në detyrë lidhur me shqetësimet për sigurinë kombëtare. Ai hapi një llogari në TikTok gjatë fushatës së tij presidenciale 2024 dhe ekipi i tij e përdori praninë e tij në aplikacion për t'u lidhur me votuesit më të rinj, veçanërisht votuesit meshkuj.

Zoti Trump tha në fillim të këtij viti se ai vazhdonte të besonte se kishte rreziqe të sigurisë kombëtare të lidhura me TikTokun, por u shpreh kundër ndalimit të tij.

Kërkesa e tij vjen përpara se të paraqiten argumentet të planifikuara për në 10 janar për të përcaktuar nëse ligji, i cili kërkon kërkon që TikToku të shkëputet nga kompania nën pronësinë e të cilit është aplikacioni me qendër në Kinë ose të përballet me një ndalim, kufizon në mënyrë të paligjshme lirinë e fjalës në shkelje të Amendamentit të Parë të Kushtetutës amerikane.

Ligji u nënshkrua nga Presidenti Joe Biden në prill pasi miratimit nga Kongresi me mbështetje të gjerë dypartiake. TikTok dhe ByteDance paraqitën më pas një sfidë ligjore.

Në fillim të këtij muaji, një trupë prej tre gjyqtarësh federalë të një Gjykate të Apelit për Qarkun e Uashingtonit, e mbështeti unanimisht ligjin, duke bërë që TikTok të apelojë çështjen në Gjykatën e Lartë./VOA

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat