​Fëmija shpëtoi në ‘çastet e fundit’ nga rënia në një vullkan në Havai

Amerika

​Fëmija shpëtoi në ‘çastet e fundit’ nga rënia në një vullkan në Havai

Më: 29 dhjetor 2024 Në ora: 18:30

Një park kombëtar në Havai ka lëshuar paralajmërim të ri për turistët pasi një fëmijë gati sa nuk pësoi duke rënë brenda grykës së vullkanit.

Incidenti ndodhi në ditën e Krishtlindjes në një zonë të mbyllur të parkut ku familjet ishin mbledhur për të parë llavën.

Djali u largua nga familja e tij dhe "në një pjesë të sekondës erdhi në buzë të një shkëmbi 120 metra të lartë", njoftoi parku kombëtar në një deklaratë.

“Nëna e tij, duke bërtitur, arriti ta kapë atë, kur fëmija ishte vetëm tridhjetë centimetra nga buza”, thuhet në deklaratë.

Kujdestarja e parkut Jessica Ferracane, e cila ishte dëshmitare e incidentit, tha për BBC se shpreson që ndarja e detajeve të incidentit do të ndihmojnë në parandalimin e tragjedive në të ardhmen.

“Ishte në një zonë me pamje nga krateri i madh i vullkanit dhe djali nuk do t'i kishte mbijetuar rënies”, vuri në dukje Ferracane.

Kujdestarët e parkut thonë se duan t'u kujtojnë vizitorëve që të qëndrojnë në shteg dhe t'i mbajnë fëmijët e tyre afër.

“Ata që injorojnë paralajmërimet, kalojnë tabelat e ndalimit dhe hyjnë në zona të mbyllura, e bëjnë këtë me rrezik të madh”, theksuan ata.

Kilauea është një nga vullkanet më aktivë në botë dhe vazhdimisht shpërthen. Shpërthimi i tij i fundit filloi më 23 dhjetor. 

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat