Presidenti amerikan Joe Biden është informuar së fundmi për “lajmin e tmerrshëm se një shofer vrau dhe plagosi dhjetëra individë në New Orleans gjatë natës”, thotë Shtëpia e Bardhë.
Në një deklaratë të Shtëpisë së Bardhë thuhet se presidenti ka qenë në kontakt me kryebashkiakun e New Orleans, LaToya Cantrell, për të ofruar mbështetje.
Presidenti do të vazhdojë të informohet gjatë gjithë ditës, shtohet në deklaratë, shkruan BBC.